Ka habitur jo pak sherri mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, protagonistë në të cilin kanë qenë lojtarët me ngjyrë të Besëlidhjes dhe disa të rinj.
Lojtarët dhe të rinjtë kanë qenë në të njëjtin restorant.
Mësohet se shkaku i sherrit kanë qenë të rinjtë, që kanë ofenduar lojtarët afrikanë të Besëlidhjes duke përdorur fraza raciste, shkruan SYRI.
Lojtarët kanë reaguar dhe situata ka degraduar deri në sherrin banal në rrugë, ndërsa tani dy lojtarë dhe njëri prej të rinjve janë shoqëruar për sqarim në komisariatin e Lezhës.