Deputeti Edi Paloka është përjashtuar nga seanca pasi në tension e sipër ka sulmuar kryeministrin Edi Rama me bojë.
Ndërkohë që i pranishëm në Kuvend ishte dhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri, gjatë fjalës së tij kreu i PD-së Lulzim Basha sulmoi qeverinë e Ramës. Fjalimi i Bashës bëri që Rama të reagojë, nga ku ironizoi kreun e PD-së duke e cilësuar si fëmijë që sdi çfarë thotë.
Deputeti i PD-së Edi Paloka u nxit nga fjala e kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh për Bashën se: I dashur miku ynë Talat Xhaferri, unë iu kërkoj ndjesë për shkeljen e kodit të mikëpritjes, po iu siguroj që fëmiu që sapo foli, nuk di se çfarë thotë.
Palokës i është kërkuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi të lerë sallën e Kuvendit dhe të dalë jashtë, por ky i fundit ka refuzuar. Në këtë mënyrë kreu i Kuvendit ka vendosur që të ndërpritet seanca.
“Dil jashtë për veprimin e kryer dhe shkeljen e rregullave, dil jashtë. Mos më detyro të mbledh Byronë”, i është drejtuar Gramoz Ruçi Edi Palokës.
Ndërkohë që pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, është vendosur që të përjashtohet me 10 ditë.
(M.Q/Faxweb.al)