Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me incidente, ku nënkryetari i Parlamentit si përfaqësues i opozitës, Edi Paloka, spërkati me një shiringë me bojë Kryeministrin Edi Rama.
Menjëherë pas këtij incidenti, kanë shpërthyer memet me foton e shkrepur në momentin e incidentit.
Qytetarë të ndryshëm, “Njeriu Meme” Genc Sejko, apo edhe deputetë si Nard Ndoka kanë shpërndarë në rrjetet sociale, meme të ndryshme, duke ilustruar momentin e incidentit në Kuvend.
Për më shumë shihni memet e mëposhtme:
(B.B/ Faxweb.al)