Presidenti Vladimir Putin deklaroi sot se Rusia, Turqia dhe Irani kanë rënë dakord të ndërmarrin hapa shtesë të papërcaktuar për të pastruar rajonin Idlib të Sirisë nga ajo që ai e quajti “një shtrat të terroristëve”.
Në fund të një samiti trepalësh të mbajtur në Rusi midis presidentit rus, Vladimir Putin atij turk Erdogan dhe presidentit të Iranit Bashar Al Assad, Putin tha se të tre vendet kishin rënë dakord të merrnin hapa shtesë të paspecifikuar, një formulë e përdorur në takimet e mëparshme, por nuk thonin se cilët ishin ato.
Dimitri Peskov, zëdhënësi i Putinit, u tha agjencive ruse të lajmeve se asnjë marrëveshje e re ushtarake kundër Idlibit nuk është arritur.
Erdogan ishte më i kujdesshëm. Ai nuk i është përgjigjur sugjerimit të Putinit për një plan të përbashkët. Në fjalën e tij të hapjes dhe pas samitit tha se Turqia do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për të stabilizuar Idlibin.
Por ai gjithashtu përsëriti një paralajmërim që ka bërë shpesh për nevojën që të mos shkaktohet një katastrofë humanitare atje.
Moska është e gatshme të ndihmojë Assadin të rimarrë territorin nga rebelët dhe militantët, duke përfshirë përfundimisht provincën veri-perëndimore Idlib.
Por nga ana tjetër, plani i Turqisë për të krijuar një zonë të sigurtë ka nxitur gjithashtu tensione me Moskën. Ajo kërkon që zona pranë kufirit turk të pastrohet nga milicia kurde e YPG-së e mbështetur nga SHBA.
Pas takimit të së enjtes, Erdogan tha se Rusia, Turqia dhe Irani ishin “në prag” të ndërmarrjes së disa hapave në lindje të lumit Eufrat, diçka që do të thotë se ende nuk ka një marrëveshje zyrtare midis tre liderëve.
Liderët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë u takuan sot në pikën turistike ruse të Soçit, në brigjet e Detit të Zi, për të biseduar mbi Sirinë, ndërkohë që konflikti i gjatë në atë vend po i afrohet fundit.
Kujtojmë të tre vendet kanë marrëdhënie rivaliteti me Shtetet e Bashkuara dhe e kanë mirëpritur planin e presidentit të SHBA Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.
Por me tërheqjen e trupave amerikane ekzistojnë pikëpyetje të mëdha se ç’do të ndodhë Siri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)