00:35 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Paralajmërimi i një pacienteje me kancer të zorrës së trashë; Mos injoroni kurrë këto simptoma

09:43 | 15/02/2019
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmërimi i një pacienteje me kancer të zorrës së trashë; Mos injoroni kurrë këto simptoma

Isha një 31¬vjeçare e shëndetshme deri në momentin që fillova të përjetojë disa simptoma të pazakonta. Ndihesha vazhdimisht e fryrë dhe kisha dhimbje. Dukesha si shtatzënë, kur në fakt nuk isha. Provova gjithçka kisha mundësi për të lehtësuar fryrjen e barkut.

Çaj jeshil, shishe me ujë të ngrohtë sipër barkut, madje hoqa dorë edhe nga gluteni dhe bulmeti me shpresën se mund të më ndihmonin, por asgjë nuk funksiononte. Vuaja gjithashtu nga diarreja. Gjithçka që haja dhe pija e nxirrja jashtë brenda një ore.

Edhe uji i ambientit më shkaktonte fryrje barku dhe dhimbje. Kështu ndalova së ngrëni dhe fillova të bëhem më e plogësht. Në moshën 15 vjeç jam diagnostikuar me sëmundjen Crohn. Kam qenë nën kujdesin e një gastroenterologu të shkëlqyer, por duke qenë se simptomat që po përjetoja ishin shumë të ngjashme me atë të sëmundjes Crohn, fajësuam këtë të fundit. Kjo zgjati për rreth 3 muaj, derisa fillova të besoja se diçka nuk shkonte mirë. Ilaçet që përdorja zakonisht për sëmundjen Crohn nuk funksiononin, kështu kërkova të bëj një kolonskopi.

Mendoj se ajo më shpëtoi jetën. Kur mbarova procedurën, munda ta vëreja që nga sytë e mjekut specialist se nuk ishte lajm i mirë. Kisha kancer të zorrës së trashë. Ishte në nodujt limfatikë, në fazën e 3 të kancerit të zorrës së trashë. Kanceri i zorrës së trashë është i dyti më vdekjeprurësi në Australi, ku rreth 4000 njerëz humbin jetën çdo vit. Me një përqindje të mbijetesës me 68%, ai është shumë poshtë llojeve të tjera të kancerit, si ai i gjirit, melanoma apo kanceri i prostatës, me 90% shanse për mbijetesë. Prandaj kuptohet që diagnoza më tmerroi.

Trajtimi përfshiu disa operacione të rëndësishme dhe 5 javë terapi me rreze çdo ditë, të cilat me lanë me djegie të gradës së tretë. Sapo u shërova nga djegiet e rrezeve, durova pastaj 6 muaj infuzione të kimioterapisë çdo javë. Efektet anësore të kimioterapisë ishin më të rënda se simptomat e kancerit. Isha e bindur se kimioterapia do të më vriste para kancerit. Sapo mbarova të gjithë trajtimin, nuk ndiqesha më nga onkologu apo kirurgu, dhe këtu fillova të ndiej një hendek të madh në sistem.

Kanceri i zorrës së trashë kërkon monitorim të vazhdueshëm, por ndieja sikur asnjë nuk di çfarë të bëjë me mua. Çfarë nuk shkon ashtu siç duhet? Shumë njerëz besojnë se është një kancer vetëm për njerëzit mbi 50 vjeç, kjo shumë larg të vërtetës. Numri i personave nën 50 vjeç të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë po rritet frikshëm. Është një kancer i shërueshëm nëse kapet herët, por shumica e rasteve fatkeqësisht nuk kapen aq shpejtë sa duhet. Doktorët i kthejnë pacientët me një arsyetim të thjeshtë “je shumë i ri për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë”. Kështu kemi edhe shtetin edhe mjekët që na thonë se jemi shumë të rinj. Shumë njerëz gjithashtu e kanë për turp të flasin për tema në lidhje me jashtëqitjen apo të bëjnë një test të thjeshtë.

Gjithsesi, më lini t’ju tregoj se nëse i injoroni simptomat dhe përfundoni me kancer të zorrës së trashë, do t’i thoni lamtumirë dinjitetit dhe do të detyroheni t’i tregoni çdo gjë mjekun në lidhje me zakonet e jashtëqitjes. Simptomat shpesh ngatërrohen me ato të lidhura me sindromën e zorrës së irrituar ose sëmundjet inflamatore të zorrës, si koliti apo sëmundja Crohn. Të rinjtë diagnostikohen gabimisht ose thjesht largohen me pretekstin se nuk kanë asgjë për faktin se “janë të rinj”, kështu në kohën kur kanceri bëhet më i qartë, është shumë vonë, ai është përhapur tashmë, ata janë shtruar në spital dhe po luftojnë me vdekjen.

Çfarë duhet të bëni që mos të përjetoni të njëjtën gjë si unë? Nëse vëreni ndryshime të vazhdueshme në mënyrën e jashtëqitjes, sidomos gjak në jashtëqitje, rënie peshe të pashpjegueshme ose dhimbje të shumta, konsultohuni me mjekun dhe mos e lini t’ju thotë se jeni shumë të rinj për të pasur kancer të zorrës. Kujdesuni për shëndetin dhe bëni test gjaku dhe kolonskopi. Së fundmi, mos kini turp të flisni për të./ Shendeti.com.al

Pas

“Do të rrjep si pulë”, zbardhen përgjimet e mafies në burgjet greke: Shqiptarin duhet ta kishe vrarë brenda qelisë!

Para

Stresi në burg, Keisi i bën dedikimin special për Shën Valentin, kujton fjalët e vjehrrës

Para
Stresi në burg, Keisi i bën dedikimin special për Shën Valentin, kujton fjalët e vjehrrës

Stresi në burg, Keisi i bën dedikimin special për Shën Valentin, kujton fjalët e vjehrrës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.