15:59 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Qentë le të lehin!”, ministrja Balluku: “Air Albania” së shpejti do të jetë në qiell!

15:40 | 15/02/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Qentë le të lehin!”, ministrja Balluku: “Air Albania” së shpejti do të jetë në qiell!

Minisitrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku në një prononcim për mediat për kompaninë “Air Albania”, i cili ishte zhdukur, prej kohësh, njoftoi firmosjen e marrëveshjes tripalëshe financiare.

Kjo marrëveshje i hap rrugë certifikimit të kompanisë, që sipas Ballukut pritet të ndodhë në dhjetë ditët në vijim nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Krijimi i një kompanie ajrore është një proces i rëndësishëm sepse ka të bëjë me sigurinë që duhet t’i ofrojmë pasagjerëve. Sidomos kur flitet për një kompani që mban flamurin flasim për seriozitetin dhe përkushtimin më të madh që mund t’i jepet një procesi.

Air Albania ka kaluar nëpër fazat që kërkohet për t’u çertefikuar, për të arritur sot në konkludimin e marrëveshjes financiare mes palëve e cila hap dritën jeshile për ccertëfikimin e kësaj kompanie nga autoritetit civile gjë që do të ndodhë brenda një jave ose 10 ditëve.

Jemi duke përfunduar procesin për të mbyllur projektin. Air Albania shumë shpejt do të jetë në qiell. Kjo do të jetë krenaria e shqiptarëve dhe një nder i madh. Ne sot nënshkruam dokumentet e partneritetit”, tha Balluku.

Ndërkohë së bashku me Belinda Ballukun, në aeroportin “Nënë Tereza” ishte edhe Drejtori i kompanisë Turkish Airlines, e cila po monitoron procesin e krijimit të “Air Albania”. Ai tha se shumë shpejt avionët do të nisin fluturimet e avionëve shqiptarë, që i qujti krenari kombëtare.

“Dëshiroj të falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe zonjën ministre. Jemi shumë të gëzuar që jemi këtu. Ju e dini që prej kohësh punojmë për procesin e “Air Albania” dhe jemi të lumtur për këtë. Kjo detyrë na është dhënë nga të dy liderët, zoti Erdogan dhe zoti Rama. Përgatitja e procesit teknik është kryer tani. “Air Albania” së shpejti do të jetë në qiell. Në këtë proces teknik është punuar me shumë kujdes”, u shpreh drejtori i “Turkish Airlines”.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama në një përshkrim në Facebook, shkruan se “Qentë le të lehin vazhdimi dihet”.

“Pas testimeve e trajnimeve, si edhe verifikimeve të suksesshme të autoriteteve kompetente ndërkombëtare, të cilave u nënshtrohet një kompani e re ajrore që mban flamurin e vendit, u firmos sot marrëveshja trepalëshe financiare e AIR ALBANIA-s që i hap rrugë certifikimit të saj. “Ata do të të shpërfillin, do të të përqeshin, do të të sulmojnë, po në fund ti do të fitosh” – Mahatma Gandi.
#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet
”- ka komentuar Rama në Facebook.

(M.Q/Faxweb.al)

Pas

Denoncimi i studentit: Tarifa nuk është përgjysmuar, këta gënjejnë sy për sy (DOKUMENT)

Para

Transportonin 1 ton drogë me kamionë, arrestohen 4 persona

Para
Rreth 2 ton drogë në kamionët në Kapshticë, priten arrestime të tjera. Emrat e të ndaluarve

Transportonin 1 ton drogë me kamionë, arrestohen 4 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës/ Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdylajve, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit! Berisha dhe Ndoni ndihmuan 3 autorët e vrasjes së Ermir Dedjas

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjendet i vetëvarur një person në Pogradec

Lezhë/ Me kokainë, hashash, ekstazi dhe MDMA në makina, çmontohet grupi i drogës! Dy të arrestuar dhe 12 persona të tjerë nën akuzë

Bellomo ekspozitë në Tiranë, sjell ndërthurjet kulturore të Italisë dhe Shqipërisë

E nisën me turp rrugëtimin në Botëror, presidenti i Lacios “thumbon” kreun e federatës italiane: E kujt është përgjegjësia?

Zhgënjen Franca dhe Britania! Shtetet Perëndimore nuk do të njohin shtetësinë e Palestinës në takimin për Gazën

Aksident në aksin Milot-Thumanë/ Traileri përplaset me motomjetin, plagoset 71-vjeçari

Gjendet i pajetë një person në Tiranë, konstatohen shenja dhune

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.