Protesta e paralajmëruar nga opozita ditën e nesërme do të nisë në orën 11:00 ku pritet rrethimi i kryeministrisë nga protestuesit.
Kreu i Partisë Demokratike do të dalë nga selia e PD për të marshuar drejt kryeministrisë. Bëhet me dije se nuk do të mbajë një fjalim gjatë protestës.
Për të marshuar drejtë kryeministrisë protestuesit do të mblidhen në disa pika të ndryshme. Një grupim protestuesisht do teë mblidhen tek korpusi. Një pikë tjetër grumbullimi do të jetë kryqëzimi ë 21 dhejtorit dhe zogut të zi. Banorët e Paskuqanit dhe Babrrusë do të bashkohen me ato të njësisë 8 dhe 9 në sheshin skënderbej për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.
Protestuesit gjatë marshimit do jenë të shoqëruar nga deputetët e zonave.
Për të diskutuar mbi axhendën perfundimtare të protestës dhe për një kordinim mes opzitës kryetarja e LSI dhe kreu i PD ditën e sotme kanë zhvilluar një takim në selinë blu, Kryetarja e LSI ishte e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili.
Protesta e opozitës me qëllim largimin e Edi Ramës do të nisë nesër në orën 11 por ende nuk është dhënë një afat për përfundimin. Sipas burimeve nga PD ka një kërkesë për rezistencë dhe për vazhdimësi të protestës deri në përmbushjen e qëllimit.
Një ditë para protestës së opozitës janë marrë masa dhe nga kryeministria për të ndaluar çdo sulm të mundshëm nga protestuesit.
Po ashtu protesta e kësaj të shtune ka vënë në lëvizjë Policinë e Shtetit ku janë marë një sërë masash për mbarvajtejn e portestës dhe zhvillimin sa më të qetë të saj dhe pa incidente. Sipas burimeve nga policia e shtetit thuhet se do të aktivizohen rreth 1300 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për protestën e opozitës. Po të njëjtat burime thonë se mbi 900 forca policie do të jene në përpara kryeministrisë gjdhe gjithashtu rrotull sajë.
Gjithashtu burimet sqarojnë se do të këtë edhe një nuerë të caktuar policësh civil që do të jenë ditën e nesërme në detyrë. Në gadishmëri janë edhe policia bashkiake me të gjithe punonjësit e saj të rendit të cilët do të dalin në punë në cdo moment që ju këkrohet. Punonjësit e rendit do të jenë të pasiru me veshjet të përshtatshme për të berë të mundur parandalimin e cdo situate. Ndërsa përsa u përket masave mbrojtëse që do të kenë punonjësit e policisë do të jenë të pasisur me shkopinj gome dhe mburoja.
Uniformat blu do tu kushtojnë vëmëndje të veçantë ruajtjes se institucioneve që janë pranë bulevardit dëshmorët e kombit. Në gatishmëri për cdo llojë situate të mundshme do të jenë forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Gjithashtu edhe spitalet do të jenë në gadishmëri. Parapërgatitja për protestën ka nisur më herët. Rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga drejtoria e përgjithshme e policisë u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës. Kontrolle do të kryhen në akse të ndryshme të Tiranës për njerëz të dyshimtë ose për ata që ka informacion.
Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra. Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.
Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me kryeministrinë.
(Faxweb.al)