Lideri historik i PD-së Sali Berisha në një reagim për median menjëherë pasi episodet e dhunës shpërthyen në protestën përballë Kryeministrisë është shprehur se populli kërkon arrestimin e Edi Ramës në Vlorë.
“Kërkohet arrestimi i Edi Ramës në Vlorë. Fuqia e këtyre njerëzve është nukleare”, tha ai.
Pasi potestuesit sulmuan godinën e Kryeministrisë foli dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Ata e kanë cilësuar një provokim të policisë dhunën që shperheu pak minuta pas fillimit të protestës. Ndërsa shumë aktivistë po mbanin fjalën e tyre, disa protestues u panë të çanin kordonin e policisë dhe janë ngjitur në shkallët e kryeministrisë duke shkatërruar skelën dhe tentuan të thyejnë xhamat dhe ti vënë flakën.
Basha u shpreh se: Policia e hapi kordonin mbrojtës qëllimisht për ta degjeneruar protestën paqësore në dhunë.
Gjatë minutave të kaosit u hodhën dhe flakadanë, ndërsa garda goditi me plumba gome si dhe hodhi gaz lotsjellës.