07:33 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbyllet protesta e opozitës, Basha njofton datën për protestën e ardhshme

16:01 | 16/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Mos u tremb Lulzim!”, qytetarët inkurajojnë Bashën. Kryedemokratin e ‘mbysin’ lotët (Video)

Kreu i PD-së Lulzim Basha mbyll protestën, pas falenderimeve për pjesëmarrësit ai ka njoftuar se tubimi do të vijojë të enjten e javës së ardhshme.

‘Ne zotohemi sot se kjo kryengritje do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur. Takohemi të enjten në orën 10 në protestën e rradhës.

Ne u bashkuam këtu për qendresë të vendosur kundër qeverisë hajdute.

Provokimet e narkopolicëve të tij ishin e vetmja dhunë. Ju ftoj në protestë tjetër madhështore, të enjten e javës që vjen ‘, u shpreh Basha.

Protesta e opozitës të bashkuar zgjati për më shumë se 5 orë. Gjatë gjithë kësaj kohe godina e kryeministrisë u sulmua disa herë, teksa u thyen xhama dhe porta kryesore, u tentua ti vihet zjarri. Ndërkohë disa punonjës të policisë, protestues si dhe gazetarë mbetën të lënduar nga konfrontimi fizik mes palëve dhe sidomos nga gazi lotsjellës që u hodh nga policia.

Shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë flasin për nëntë punonjës të forcave të rendit, dy përfaqësues të medias dhe 8 protestues, në total 19 persona.

Ndërkohë raportimet nga vendngjarja flasin për dhjetëra të tjerë të lënduar me simptoma të fikti, të vjella si dhe humbje të shikimit për shkak të gazit lotsjellës.

Në lidhje me përdorimin e gazit lotsjellës pati deklarata të forta nga shumë eksponentë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët thanë se policia përdori në sasi të rrezikshme për shëndetin e njeriut kundr të gjithë konventave dhe rregullave të përdorimit të këtyre lëndëve.

Protestuesit shkatërruan tërësisht kërpudhën e vendosur në oborrin e Kryeministrisë si dhe instalacionin e dritave, 2 objekte të cilat ishin mbështjellë me mbrojtëse metalike.

Etiketa: basha protestembyllet protestaopozita proteste 21 shkurt
Pas

Video e ditës/ Qytetarët duke u ardhur në ndihmë policëve të trullosur

Para

Protesta e Opozitës, reagon sërish Rama: Mund e durim…

Para
Protesta e Opozitës, reagon sërish Rama: Mund e durim…

Protesta e Opozitës, reagon sërish Rama: Mund e durim...

Discussion about this post

 



Të Fundit

8 të vdekur, 18 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në kufirin Kinë-Nepal

Shefi i inteligjencës franceze: Nuk ka siguri për vendndodhjen e rezervave të uraniumit të Iranit

GJND-ja kërkon arrestimin e udhëheqësve talebanë për persekutimin e grave

Presidenti francez Macron kërkon njohjen e shtetësisë palestineze si ‘rruga e vetme drejt paqes’

Britania e Madhe kërcënon Izraelin me sanksione shtesë nëse armëpushimi në Gaza nuk arrihet ‘brenda javëve të ardhshme’

Numri i të vdekurve nga protesta e fundit antiqeveritare në Kenia rritet në 31

Elon Musk ‘plas bombën’ e radhës, akuzon ish-këshilltarin e Trump se është i përfshirë në dosjen ‘Epstein’

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.