Kosova sot mbush plot 11 vjet që nga dita e shpalljes së Pavarësisë dhe persona të rëndësishëm të jetës politike, intelektuale, artistike nga vendi, rajoni dhe bota kanë marrë pjesë në ceremonitë festive që janë organizuar me këtë rast.
Njëri prej tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama për pritjen e të cilit ish-kryeministri Berisha tha se ishte një “dackë e merituar ndaj argatit të Beogradit në Tiranë”.
“Dështon përpjekja e Zografit Bis për të përdhosur festën e pavarësisë së Kosovës”, – shkruan Berisha në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Ai publikon mesazhin e mbërritur në adresë të tij nga një qytetar i cili shprehet se Ramën nuk e lejuan sot të flasë në Parlamentin e Kosovës.
Statusi iplotë:
Nje dacke e merituar ndaj argatit te Beogradit ne Tirane!
Deshton perpjekja e Zografit Bis per te perdhosur festen e pavaresise se Kosoves.
Ai nuk ju lejua te flase ne parlamentin e Kosoves.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje i nderuar, Ramen nuk e lejuan te flas ne parlament e Kosoves me thane.