Prokurori i Catanzaro-s në Itali, Nicola Gratteri ka folur hapur për bandat shqiptare, gjatë një leksioni në Universitetin e Kalabrisë.
Gratteri është shprehur se mafia shqiptare është e lidhur ngushtësisht me Ndragheta-n dhe po fiton dita ditës terren të konsiderueshëm në Itali.
Ai është shprehur se krimi i organizuar shqiptar është në zhvillim më shumë se çdo bandë tjetër.
Duke bërë kështu një profil të karakteristikave të tyre kryesore, dy janë tiparet e mafias shqiptare sipas tij: forca dhe egërsia.
Deklarata e prokurorit Nicola Gratteri:
Mafia e cila po fiton terren është ajo shqiptare, e fortë e egër dhe aleate thuajse kudo me Ndragheta-n. Por bashkëpunimet janë të vazhdueshme edhe me grupime të tjera kriminale siç e tregon edhe menaxhimi i kokainës së rrugës që kontrollohet nga Ndragheta, mafia nigeriane apo grupet kriminale lokale.”
(F.GJ/FAXWEB.AL)