Atentati i një dite më parë në qytetin e Vlorës, policia shoqëron disa persona, ndërsa mbeten ende paidentifikuar autorët. Policia e Vlorës ka shoqëruar për të marrë në pyetje persona që mendohet të kenë dijeni dhe dëshmitarë të ngjarjes.
I plagosuri me dy plumba, Armando Sulejmani vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve dhe në ruajtje të policisë. Sulejmani, i njohur si Çipuri, ka dhënë dëshmi për policinë ditën e djeshme.
Sipas burimeve Cipuri ka deklaruar se nuk ka njohur asnjë prej autorëve dhe se nuk ka pas konflikte me njeri.
Në komisariat janë shoqëruar rreth 15 persona, një pjesë e tyre janë lënë të lirë pas dëshmisë, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në ambjentet e policisë menjëherë pas atentatit të një dite më parë.
Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se po hetohet ne disa pista, pista kryesore është ajo e konflikt të mbartur me fisin Llanaj.
Konflikt i cili ka nisur me vrasjen e trefishtë në vitin 2015 në lagjen Cole e që ka vijuar me disa vrasje dhe atentate të tjerë.
Një tjetër pistë hetimi është ajo e hakmarrjes për ngjarjen è vrasjes së Elton Toto, për të cilën Cipuri u dënua si autor i ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)