Pas vendimit unanim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për djegien e mandateve të deputetëve, Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi i është drejtuar godinës së selisë blu.
Pritet që ajo të takohet me kreun e opozitës Lulzim Basha për të diskutuar rreth hapave të metejshëm që do të hedhë opozita për sa i përket situatës politike që është krijuar në vend.
Kujtojmë se vertëm pak minuta më parë deputetët e PD-së kanë vendosur unanimisht djegien e mandateve të tyre.
Kreu demokrat Lulzim Basha ndërkohë është mandatuar për të mbledhur Këshillin Kombëtar, i cili do të marrë dhe vendimin përfundimtar. (LEXO KETU)
Nga ana tjetër LSI ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtorë por disa deputetë të kësaj force politike kanë shprehur hapur dakortësinë e tzre për t[i djegur mandatet. (LEXO KETU)
(F.GJ/FAXWEB.AL)