Pas deklaratës së kreut të Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu se për shkak të bllokimit të veprimtarive financiare nga Dega e Thesarit qeverisja vendore është detyruar të mbyllë disa shërbime jetike, ka reaguar edhe anëtarja e kryesisë së LS-së, Elona Guri.
Ajo shkruan në rrjetet sociale se ai që nuk ka dashur fëmijët e vet, nuk ka se sit ë dojë fëmijët e Skraparit.
“Ai që nuk ka dashur dhe ka mohuar fëmijët e vet, nuk ka se si të dojë fëmijët e Skraparit. Mallkimet e nënave të Skraparit të dalshin në ëndërr!”, – shkruan Guri.
Ndërkohë më herët, lidhur me ktë situatë ka reaguar edhe deputeti i LSI-së Luan Rama i cili me ana të një statusi në rrjetet sociale u shpreh: “Bllokimi i buxhetit të bashkisë së Skraparit, është një akt kriminal i Qeverisë së Edi Ramës, e cila, përmes kësaj sjelljeje në kufijtë e genocidit dhe të hakmarrjes primitive ndaj fëmijëve që u mbyll kopështet dhe nxënësve që u mbyll konviktin, dëshmon se zbatimi i ligjit dhe dimensioni social, transparenca dhe solidaritet e mbështetja ndaj shtresave në nevojë, për të janë të huaja!”
Sipas Ramës kjo është diçka që bëhet në mënyrë të qëllimshme dhe hakmarrëse, por sipas tij, kjo nuk do ti nënshtrojë skraparlinjtë të cilët nuk i ka nënshtruar dot asnjë pushtues.
Ai i bën thirrje qevresië që të lirojë fondet e bllokuara padrejtësisht dhe të normalizojë funksionimin në përputhje me ligjin të bashkisë së Skraparit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)