05:32 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nikoll Lesi zbulon skenarin e protestës: Të enjten digjen mandatet dhe rrëzohet kryeministri, edhe me forcë

19:07 | 18/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTOGALERI/ Nga çastet e para deri në mbyllje, çfarë ndodhi sot në protestën e Opozitës dhe si precipitoi në dhunë

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi duke shkruar për aksionin opozitar zbulon se si do të të veprohet gjatë protesës së ditës së enjte.

Analisti shkruan se sipas burimeve nga selitë e PD-së dhe LSI-së se kryeministri mos të shpresojë më se do të jetë pas ditës së enjte pasi do ta rrëzojnë me popullin që këtë herë nuk do jetë protestë e lenë në dorë të lirë, siç ndodhi të shtunën.

Më tej Lesi shkruan se kjo do të jetë një demostratë e udhëhequr nga PD dhe LSI dhe se nuk do të kursehet asgjë.

“Kryeministria nuk do ketë fatin e së shtunës, por më keq, ndërsa salla e parlamentit do jetë arenë, ku as Garda me gjithë forcat speciale nuk e shpëtojnë qeverinë. Opozita do të bëjë thirrje për futjen e popullit në parlament.”- shkruan Lesi ndër të tjera.

“Tashmë duket se palët politike po shkojnë në përplasje finale ditën e enjte. PD vendosi të dorëzojë mandatet e deputetit dhe pasdite edhe LSI.

Kryeministri deklaron se nuk jep dorëheqjen dhe se do të shkojë deri në 2021-in si kryeministër. Por parlamenti nuk funksionon më pas dorëzimit të mandateve nga opozita, pavarësisht se çfarë thotë qeveria dhe PS-ja.

Nuk ka më parlament, ndonëse kryeministri mund të ketë blerë apo blejë ndonjë deputet të opozitës. Politikisht ka rënë parlamenti që sot.

PD dhe LSI nuk do kenë mandate, nuk e njohin parlamentin dhe qeverinë. Por sipas burimeve nga selitë blu dhe të LSI, të mos shpresojë kryeministri se do të jetë më pas ditës së enjte pasi do ta rrëzojnë me popullin që këtë herë nuk do jetë protestë e lenë në dorë të lirë, siç ndodhi të shtunën.

Do jetë demonstratë e udhëhequr nga PD-LSI e partitë e tjera të opozitës dhe do jetë fatale për qeverinë. Nuk do kursehet më asgjë ditën e enjte. Demonstratat e Parisit do jenë lule në krahasim me atë që do të ndodhë ditën e enjte para kryeministrisë dhe te parlamenti.

Kryeministria nuk do ketë fatin e së shtunës, por më keq, ndërsa salla e parlamentit do jetë arenë, ku as Garda me gjithë forcat speciale nuk e shpëtojnë qeverinë. Opozita do të bëjë thirrje për futjen e popullit në parlament.

Kjo thuhet në dy selitë e PD dhe LSI. Lulzim Basha tha se Edi Rama do tërhiqet zvarrë, kurse Luan Rama, një prej ikonave të LSI, ka deklaruar se asgjë nuk e shpëton më kryeministrin e krimit. Petrit Vasili mbetet më radikal për të enjten.

Edi Rama ka një zgjidhje; dorëheqje dhe krijimin e një qeveri transitore për zgjedhje e cila duhet të drejtohet nga një i majtë, por që palët të jenë dakord për emri”’, shkruan Nikollë Lesi.

Pas

Protesta e 16 shkurtit, AP: U ‘abuzua’ me gazin lotsjellës dhe dhunën ndaj Florenc Hoxhës

Para

Morën pjesë në protestën e opozitës, Veliaj shkarkon nënkryetaren e Bashkisë dhe një drejtor

Para
Morën pjesë në protestën e opozitës, Veliaj shkarkon nënkryetaren e Bashkisë dhe një drejtor

Morën pjesë në protestën e opozitës, Veliaj shkarkon nënkryetaren e Bashkisë dhe një drejtor

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.