15:49 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësin e Suela Sulës, si ra policia në gjurmët e tij nga nga një shishe uji

10:54 | 19/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësin e Suela Sulës, si ra policia në gjurmët e tij nga nga një shishe uji

Ditën e sotme Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për vrasësin e dyshuar të Suela Sulës. Për ngjarjen e rëndë u dënua në shkallën e parë të gjyqësorit dhe bashkëshorti i viktimës, Sadetin Sula.

Sipas prokurorisë ekzekutori është Fajton Karmeshtna i cili dyshohet të ketë marrë shuma të mëdha parash për të vrarë Suela Sulën e cila u gjet e vrarë në 18 prill të 2016, në tualetin e biznesit familjarë, mobilierisë Europa.

Në dosje thuhet:
Më 18 prill 2016, rreth orës 12.30, në fshatin Melgushë, Njësia Administrative Bushat, Shkodër, në mjediset e brendshme të mobilerisë “Europa”, pikërisht në banjë, u gjend e vdekur bashkëpronarja zj.Suela Sula. Viktima ishte shoqëruar në mëngjes në vendin e punës nga bashkëshorti i saj, i pandehuri Sadetin Sula, i cili më pas provohet se u kthye në qytetin e Shkodrës.
Nga akti i ekspertimit mjekoligjor Nr.187, i kryer në orën 16.00 të datës 18.4.2016, mbi ekzaminimin e kufomës së viktimës Suela Sula, rezultoi se në trupin ne saj u konstatatuan dëmtime që shkaktohen nga shtrëngimi i qafës me duar.
Ekspertët mjekoligjorë konkluduan se vdekja e shtetases Suela Sula u shkaktua nga asfiksia mekanike nga shtrëngimi i qafës me duar dhe mjete të tjera. Krimi është kryer në harkun kohor 08.10-10.00 të datës 18.4.2016.
Më 7 prill 2017, i pandehuri Sadetin Sula u akuzua për kryerjen e krimit të vrasjes me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare, për motive xhelozie, në dëm të bashkëshortes së tij viktimës Suela Sula, parashikuar nga neni 79/c i KP.
Më 12.5.2017 çështja në ngarkim tëtij u dërgua në gjyq dhe ndodhet në fazën e shqyrtimit gjyqësor të saj.

Si ra policia në gjurmët e Fatjon Karmeshtnës:
“Me anën e një shisheje uji që e përdori i dyshuari, me urdhër të prokurorit, u tentua të merrej material biologjik për të ndërtuar profilin gjenetik të AND-së së këtij shtetasi dhe për të kryer në vijim krahasimet e nevojshme.”
Ekpertimi biologjik i ADN-së u krye më 8 janar 2018.
Kjo profil gjenetik u krahasua profilin gjenetik të mbetjeve biologjike të marra nga thonjtë e dorës së djathtë të viktimës Suela Sula dhe ekspertët vërejtën përputhje të plotë.
Më 19 janar 2018 ekspertët arritën në konkludimin se: “Profili gjenetik i përftuar nga materiali human në grykën e shishes e cila është përdorur nga shtetasi Fatjon Karmeshtna, ekzaminuar me aktin Nr.141, datë 08.01.2018, është plotësisht i përfshirë në profilin miks të përftuar nga thonjtë e dorës së djathtë të kufomës së shtetases Suela Sula, ekzaminuar me aktin Nr.4619 datë 24.5.2016.”
“Ky konkluzion provon se viktima është përpjekur t’i rezistojë tentativës së të dyshuarit Fatjon Karmeshtna për ta mbytur dhe gjatë kontaktit fizik materiali biologjik i këtij të fundit ka mbetur i fiksuar në thonjtë e dorës së djathtë të viktimës”
“Në këto rrethana, ka të dhëna të mjaftueshme se ekzekutori material i krimit të vrasjes me mbytje të viktimës Suela Sula është i dyshuari Fatjon Karmeshtna.
“

Pas

(VIDEO) Qytetarët i bllokuan rrugën, Rama devijon nga fshatrat. Reagon PD: Hajduti ka frikë të përballet

Para

Seanca ndaj mësuesit që abuzoi seksualisht me të miturën, flet babai: Është e traumatizuar, merr ilaçe (VIDEO)

Para
Seanca ndaj mësuesit që abuzoi seksualisht me të miturën, flet babai: Është e traumatizuar, merr ilaçe (VIDEO)

Seanca ndaj mësuesit që abuzoi seksualisht me të miturën, flet babai: Është e traumatizuar, merr ilaçe (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Java e Kulturës Italiane në disa qytete të vendit

Kirurgu pedofil francez që abuzoi me qindra pacientë dënohet me 20 vite burg, në ditar shënoi detaje nga sulmet

Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln€

Del nga rruga autobusi shkollor, plagosen disa fëmijë në Ukrainë

Merz: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku raketa me rreze të gjatë

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj turmës pranë qendrës së ndihmave në Gaza, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Ambasadorët në Prishtinë: Kosova të krijojë urgjentisht institucionet!

Zelensky ngre alarmin: Rusia po mbledh 50 mijë ushtarë në front

Të enjten rinis Kuvendi/ Deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Zelensky nga Berlini, thirrje SHBA-së: ‘Godisni’ Rusinë me sanksione të ashpra!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.