17:59 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“I dha të vëllait 550 milionë lekë tendera”, reagon Spiropali: Ska marrë asnjë fond publik, shihemi në gjykatë

13:25 | 19/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“I dha të vëllait 550 milionë lekë tendera”, reagon Spiropali: Ska marrë asnjë fond publik, shihemi në gjykatë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook për akuzat e ngritura nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku se vëllai i saj ka përfituar tendera publikë me vlerë 550 milionë lekë.

Në postimin e bërë, Spiropali shkruan:

“E porosit Saliu, pastaj e nxjerr një frëngji e paguar nga fondet e zeza te Shqupit, pastaj del në këndin e shpifjeve dixhitale të Saliut, pastaj e këndon recituesja e Shqupit dhe ja u krye hedhja e bojës mbi tjetrin! Sot ishte radha ime dhe këtë radhë u bë im vëlla mish për top i kësaj opozite mavri me boje. Vëllai im nuk ka përfituar kurrë dhe asnjëherë asnjë kontratë apo fond publik, as kur isha beqare, as kur u martova, as kur isha aktiviste, as kur isha drejtore, e as tani si ministre. Po fjalët me këta gojështhurur janë të tepërta. Padia është e vetmja rrugë me këta bartës e përçues të horrllëkut politik. Në gjykatë le të provojnë çfarë akuzojnë ose përndryshe paratë për dëmin do të shkojnë për të ndihmuar kopshtin e Kolonjës.”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një denoncim nga selia blu tha se nga një trekëndësh biznesi ndërmjet Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit), Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit) kanë përfituar rreth 550 milionë lekë fonde publike.

“Në skemën korruptive është përfshirë direkt vëllai, bashkëshorti i dhe vetë Elisa Spiropali. Bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes të paktën 350 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit dhe kompania Solomon ka marrë tendera nga doganat në kohën e drejtimit nga Elisa Spiropali. Kompanisë së Spiropalit i është dhënë pyll me koncesion 40 ha me koncesion dhe  rreth 130 milionë lekë nga fondet e fermerëve. Inspektoriati i Pasurive duhet të nisë menjëherë hetim pasuror për pasurinë e paligjshme të Elisa Spiropalit dhe ta çojë para drejtësisë”- tha Tabaku.

Gjithashtu Tabaku denoncoi se kompania u ndërtua më 9 shtator 2013 në një njëtën ditë kur u krijua edhe qeveria Rama, ndërsa bëri thirrje për institucionet përgjegjëse të verifikojnë konfliktin e pastër të interesit.

“Korrupsoni mund të ndiqet dhe të zbulohet në qindra rrugë dhe mënyra, por asnjëra nuk është aq efikase sa aksioma “ndiq paranë”.

Duke ndjekur paratë, është zbuluar një skemë skandaloze korrupsioni, konflikti interesi dhe fshehje pasurie, ku përfshihet drejtpërsëdrejti Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj, ish drejtor i Ujësjellësit Fier, vëllai i Elisa Spiropalit, Enkli Spiropali dhe kushëriri i bashkëshortit të saj, Marjus Memushaj.

Duke ndjekur paratë e kompanisë Solomon, portali Boldnews ka zbuluar skemën e përfitimit nga familja e Elisa Spiropalit e të paktën 550 milionë lekë para publike, shumica e të cilave janë dhënë nëpërmjet tenderave nga bashkëshorti i saj tek vëllai i Elisës dhe pastaj tek kushëriri i familjes.

Historia e kompanisë Solomon, që i përket familjes së Elisa Spiropalit është simbol i babëzisë së kësaj qeverie për të vjedhur paranë publike dhe taksat e shqiptarëve në ço formë. Ajo u krijua ditën në të cilën u krijua edhe qeveria Rama, më 9 shtator 2013.

Dokumentat zyrtarë të publikuar nga Boldneës dhe të verifikuar nga Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike, konfirmojnë se Enkli Spiropali, vëllai i zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali që, në atë kohë po merrte emërimin si Drejtoreshë e Doganave, krijoi në shtator 2013 kompaninë Solomon, me qendër në Fier me kapital prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Brenda pak muajve, kompania e sapokrijuar e vëllait të Elisa Spiropalit fiton tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte as më pak e as më shumë, por kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, në atë kohë drejtor i Ujësjellësit të Fierit.

Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale, vëllai i Elisa Spiropalit e shiti kompaninë me letra, pak ditë më vonë, më 8 prill 2014. Siç ka zbuluar Boldnews, kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit të Spiropalit. Vlera e shitjes ishte 1 milionë lekë, megjithëse kompania tani kishte marrë tender mbi 6 milionë lekë.

Me këtë skemë, duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Elisa Spiropalit i ka dhënë kompanisë së familjes së vet 350 milionë lekë.

Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion, do të shpjegojë me detaje përfitimet në konflikt interesi të mbi 550 milionë lekëve fonde publike, të kaluara nga thesari i shtetit”, thuhet në deklaratën për shtyp te PD-së.

 

 

 

Etiketa: Elisa Spiropalijorida tabakutendera vellai spiropali
Pas

Masakra e Selenicës/ Prokuroria dërgon dosjen në Gjykatë, ja çfarë dënimi rrezikon Ritvan Zykaj

Para

(VIDEO) Gjykata lë në burg 14 protestues, ata e presin vendimin me ovacione dhe 2 gishta lart

Para
(VIDEO) Gjykata lë në burg 14 protestues, ata e presin vendimin me ovacione dhe 2 gishta lart

(VIDEO) Gjykata lë në burg 14 protestues, ata e presin vendimin me ovacione dhe 2 gishta lart

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga Buxheti i vitit 2025, tek marrëveshja me Ukrainën/ Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

Vendim i papritur nga Pentagoni, tërheq teknologjinë kundër dronëve nga Ukraina dhe ia vë në dispozicion forcave amerikane në Lindjen e Mesme

TRUMP shpall listen e vendeve që qytetarët e tyre nuk do të mund të udhetojnë në SHBA, ndalim total për popullsinë

Rriten rastet e dhunës në familje në Korçë, 95 raste nga janari në maj

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati paratë familjes me djalin autik

Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në Buxhetin e vitit 2025, marrëveshja me Ukrainën dhe aktet normative

Zjarr në një banesë në Uznovë të Beratit, ndërhyjnë zjarrfikëset. Nuk raportohen persona të lënduar

U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun/ Dyshohet se organizoi vrasjen Elis Rroshkodolit, dosja për Voltan Xhanin i kalon SPAK-ut

Ministri i Jashtëm izraelit viziton Berlinin, në fokus bisedimet për situatën në Gaza

Shtypi butonin e eksplozivit që vrau prokurorin Falcone, lirohet plotësisht pas tre dekadash Giovanni Brusca! ‘Derri’ merrte urdhra nga Toto Riina e Provenzano

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.