20:51 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Nuk më tërheq dot zvarrë Saliu”, Manjani-Kokës: Shoku im Lefter, mos u bëj tub i…

07:45 | 20/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Nuk më tërheq dot zvarrë Saliu”, Manjani-Kokës: Shoku im Lefter, mos u bëj tub i…

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar vendimin e Lefter Kokës, pasi ky i fundit vendosi që të mos e djegë mandatin e deputetit, ndryshe nga sa vendosi LSI, duke i kërkuar që të mos bëhet tub oksigjeni i Edi Ramës. Manjani thotë se asnjëherë nuk është vonë që të dalë përtej qëndrimeve personale.

“Lefterit…

Lefter Koka është një shok i mirë dhe kontribues politik që nga themelimi në LSI.

Sinqerisht ende nuk e mendoj që LSI mund ta humbasë këtë kontribues.

Qëndrimi i tij personal, sigurisht është i papranueshëm dhe nuk mund të zhbëjë dot vendimin politik të Opozitës, përfshi këtu edhe LSI.

Ndoshta mungesa e komunikimit normal të LSI me Lefterin mund të ketë vështirësuar disi kuptueshmërinë e qëllimit të mirë të vendimit politik, për të mos qenë as fasadë dhe as tubi i oksigjenit të sundimtarëve të sotëm arrogantë.

Asnjëherë nuk është vonë për t’u ngritur mbi qëndrimet personale. Lefteri ka ditur të dalë mbi interesat personale. Shpresoj të vijojë ta bëjë…”, shkruan Manjani.

Kujtojmë se në reagimin e bërë dje nga ana e Kokës, sulmohej dhe ish-kryeministri Berisha, duke thënë se ai po tërheq zvarrë LSI-në.

“Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë.

Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikërisë durrsake , që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë, se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar”, shkruante mesa të tjerave Koka. (LEXO KËTU TË PLOTË)

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: djegia e mandateveLefter Kokamanjaniylli manjani
Pas

Orteku i borës zë poshtë 12 persona në Crans-Montana

Para

”Basha i kapi të gjithë në befasi”, Mustafa Nano: Isha gati të vija bast që…

Para
”Basha i kapi të gjithë në befasi”, Mustafa Nano: Isha gati të vija bast që…

''Basha i kapi të gjithë në befasi", Mustafa Nano: Isha gati të vija bast që...

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.