22:07 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ambasadori i BE-së thirrje të fortë pas takimit me Bashën: Nesër do jetë një ditë…

11:07 | 20/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ambasadori i BE-së thirrje të fortë pas takimit me Bashën: Nesër do jetë një ditë…

Ka përfunduar takimi i ambasadorit të BE-së Luigi Soreca në selinë blu. Në fund të takimit ambasadori ka deklaruar se në takimin me Bashën është folur lidhur me protestën e nesërme, ku BE ka bërë thirrje që të shmangen aktet e dhunës.

‘’Nesër është një ditë e rëndësishme, shpresojmë që të mos ketë shfaqje të dhunës”, është shprehur Soreca. Në zyrën e Bashës gjatë mëngjesit të sotëm ka qenë dhe ambasadorja gjermane në vendin tonë Susanne Schutz.

Ndërkohë dje në një reagim për situatën politike në vend, ambasada e SHBA-ve bënte thirrje që deputetët të mos djegin mandatet e tyre, po të mbajnë përgjegjësitë që u takojnë përpara qytetarëve.

‘’Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme.

Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni”, deklaronte dje ambasada e SHBA-ve.

Kujtojmë që opozita kërkon një qeveri tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, e cila do të përgatisë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, dhe të pandikuara nga paratë e krimit.

Gjermania është një nga shtetet më skeptike sa i takon qeverisjes së Edi Ramës, duke e konfirmuar këtë dhe me qëndrimin e saj për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pak ditë më parë ambasadorja Schutz zhvilloi një takim dhe me ish-ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka qenë një nga politikanët më të pëlqyer në Berlin, ç’ka u interpretua si  një injorim që u bë në drejtim të kryeministrit Rama

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

“Mori dhe shoqen me vete, natën kur do e propozoja”, Flori tregon detajet nga lidhja 15-vjeçare me ish-misin

Para

Manjani çuditet me deklaratat e Metës: Paralele historike me hapat ”para dhe pas”

Para
Deklaratat e Metës për marrëveshjen me Greqinë, Manjani kundër: Ja çfarë duhet të bëjë presidenti!

Manjani çuditet me deklaratat e Metës: Paralele historike me hapat ''para dhe pas''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.