Basha e nisi fjalën e tij në protestën e ditës së sotme duke thënë: “Unë jam Lulzim Basha, jam një qytetar i thjeshte si ju dhe kemi nisur një betejë të cilës do ti shkojmë deri në fund. Zoti e solli pranverën herët këtë vit dhe shqiptarët kanë nisur udhëtimin e shpresës deri në largimin e qeverisë së krimit”.
Basha iu drejtua fillimisht ndërkombëtarëve duke iu treguar se populli shqiptarë nuk është popull i dhunës po i demokracisë dhe lirisë.
Ai shtoi se do të jetë me ndërkombëtarët dhe me vlerat demokratike që kanë shtetet që ata përfaqësojnë.
“Sytë e botës janë përqëndruar dhe partnerët tonë janë sot në këtë shesh dhe nga ky shesh deklaroi se Lulzim Basha do të jetë me ju dhe vlerat demokratike që keni ju në vendet tuaj. Unë besoj tek vlerat europiane, tek ndarja dhe balancimi i pushteteve, unë besoj tek liria, demokracia”.
“Ndaj dua këtë mesazh të parë tua them miqve tanë: Ne nuk jemi popull i dhunës, ne jemi populli i lirisë, ne jemi populli i demokracisë, ne jemi e ardhmja europiane. Por ne nuk do të pranojmë kurrë një kryeministër të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e qytetarëve. Nuk do të pranojmë kurrë një kryeministër ku është zbuluar teksa vjedh miliona lekë ne tëndera. Për Edi Ramën tërheqja është vetëm fillimi pasi ai do të shkojë në burg. Ju bëj thirrje autoriteteve që të mos e lejojnë Edi Ramën ti kalojë kufinjte.
Ai është Maduro, por me një ndryshim, Shqipëria nuk është Venezuela por është Shqipëria në mes të Europës. Nuk do të pranoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjenike, as kapjen e pushteteve. Nuk do të pranoj kurrë zgjedhjet e blera nga paratë e krimit të organizuar, nuk do të pranoj kurrë vjedhjen përmes tenderave.
Në zemrat tona dhe të cdo shqiptari prej ditës së shtunë nuk ka më frikë në zemrat tona”, deklaroi Basha.
Ndiqni live në Fax News protesten e opozitës: