Menjëherë pas fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha, qytetarët dhe deputetët e dorëhequr të opozitës janë duke u nisur në drejtim të Kryesisë së Kuvendit. Kjo ka shkaktuar pak konfuzion në radhët e qytetarëve të pranishëm, të cilët po nisin marshimin për më tej.
Mësohet se të gjithë deputetët opozitarë do të dorëzojnë mandatet në Kryesi, dhe kjo ka bërë që kryeministri Edi Rama të largohet me shpejtësi prej aty.
Rama ndodhej në një takim të gjatë me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, të cilët e raportuam dhe më herët në Faxweb.al.
Mësohet se Rama ka shkuar në zyrën e tij në Kryeministri, ndërsa në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” kanë zbarkuar dhe forca të shumta efektivësh (lexo ketu).
Gjithkça e ndiqni live në videon e mëposhtme:
(E.K/FAXWEB.AL)