Menjëherë pas thirrjes së Lulzim Bashës për t’iu drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të dorëzuar mandatet (lexo ketu), gazetarët e Fax News kanë raportuar se kryeministri Edi Rama është larguar me eskortën e tij nga ky institucion ku rrinte prej disa orësh.
Sipas raportimeve kryeministri Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërsa më pas u largua drejt zyrës së tij në Kryeministri.
Protesta e opozitës vijon që nga ora 10 e paradites së sotshme, e cila kërkon largimin e Edi Ramës, ngritjen e një qeverie tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kjo protestë vjhen pas asaj të 16 shkurtit 2019, mbajtur para Kryeministrisë ku u shënuan dhe episode dhune.