23:24 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nikoll Lesi zbulon emrat: Këto janë kandidatët për kryeministër që pranon opozita për qeverinë tranzitore

18:07 | 21/02/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nikoll Lesi zbulon emrat: Këto janë kandidatët për kryeministër që pranon opozita për qeverinë tranzitore

Ndërkohë që deputetët e opozitës së bashkuar kanë firmosur dorëheqjen nga mandatet, nëpër media po qarkullojnë disa skenare sesi do të veprohet pas këtij aksioni politik.

Në një shkrim në portalin Koha Jonë, me drejtues Nikoll Lesin, janë zbardhur disa emra të socialistëve që mund të pranohen si kandidatë nga opozita e bashkuar për të qenë kryeministër nëse krijohet një qeveri tranzitore.

“Djegia e mandatëve të deputetit fut në krizë politike, kushtetuese dhe shoqërore vendin. Parlamenti nuk mund të punojë vetëm me mazhorancën si në kohën e diktaturës komuniste, prandaj shtrohet kërkesa për gjetjen e një zgjidhje politike me krijimin e një qeverie tranzitore e cila të pranohet nga PS-PD-LSI, natyrisht me një kryeministër tjetër.

Kjo qeveri e re e kërkuar nga opozita, e cila dorëzoi mandatet e deputetit, do ketë funksione kryesore: zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe vendore në një ditë si dhe plotësimin e krejt kritereve për në BE që të pranohet Shqipëria si vend kandidat. Brukseli synon që në qershor të pranojë Maqedoninë dhe Shqipërinë në një ditë. Maqedonia i plotësoi kushtet, ndërsa Shqipëria ka shumë probleme, prandaj prioritet i qeverisë tranzitore do jetë integrimi i vendit në BE.

Kushti më kryesor i opozitës mbetet largimi i Edi Ramës si kryeministër, ndaj PS-ja do jetë e detyruar të hyjë në bisedime për gjetjen e një emri konsensual për kryeministër të kësaj qeverie të re.

PS-ja dhe Rama mund të jap plotë emra, por rëndësi ka që opozita ta pranojë emrin e kryeministrit. Ndaj kanë filluar të qarkullojnë nëpër koridore politike se opozita mund të pranojë njerin nga këto emra për kryeministër: Pandeli Majkon, Anastas Angjelin, Ditmir Bushatin, Erjon Braçe, Mimi Kodhelin, Olta Xhaçkën ose Ogerta Manastirliu. Burime nga PS thonë se Rama mund të insistojë për Erion Veliaj si kryeministër ose Anila Denaj.

Mësohet se opozita insiston për një kryeministër jashtë radhëve politike dhe të ketë konsensus nga të gjitha forcat kryesore politike. Pra një person me integritet dhe profesionist që do të mund të drejtojë qeverinë tranzitore për ti dhënë Shqipërisë një palë zgjedhje korrekte dhe të gjithëpranuara.“- shkruhet në portal.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Nikoll Lesi
Pas

Djegia e mandateve/ Edi Rama paralajmëron konferencë për shtyp, çfarë pritet të thotë kryeministri

Para

Protesta e banorëve të Astirit, Balliu: PD garanton anullimin e projektit të Unazës së Madhe

Para
Më shumë se 3 muaj në protestë, çfarë po ndodh tek Unaza e Re (VIDEO)

Protesta e banorëve të Astirit, Balliu: PD garanton anullimin e projektit të Unazës së Madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.