09:30 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Skandal me pasaportat e emigrantëve, Ministria e Jashtme i nis me autobusat e linjës. Gjysmat vidhen rrugës

09:55 | 22/02/2019
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal me pasaportat e emigrantëve, Ministria e Jashtme i nis me autobusat e linjës. Gjysmat vidhen rrugës

Pasaportat e sekuestruara

Policia greke ka bllokuar në afërsi të Janinës një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga Ministria jonë e Jashtme.

Pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë që të merrnin pasaportat e reja. Por mënyra skandaloze se si ato u transportuan nga Ministria jonë e Jashtme drejt Greqisë, hodhi në erë këtë procedurë, shkruan Faxweb.al. 

Pasaportat e reja të përgatitura nga kompania koncesionare Aleat, ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportojmë rroba dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë, ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë.

Por gjatë kontrollit të Policisë greke në, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar. Policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit si të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare.

Kjo situatë ka krijuar shqetësime dhe për udhëtarët e autobusit, të cilëve po u bëhej e pamundur lëvizja drejt Greqisë. Shoferi ka sqaruar autoritetet greke se ishte një dërgesë e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, dërguar ambasadës sonë në Athinë me pasaportat e reja të bashkëkombësve tanë.

Të çuditur për këtë lloj ngarkese dhe nën dyshime të forta ndaj shoferit, Policia greke ka hyrë në kontakte me Ministrinë e Jashtme të Greqisë, nga e cila kërkoi që të kontaktonte homologen e saj në Tiranë.

Pas disa orësh, situata është sqaruar, shoferi është lënë i lirë të vazhdojë rrugën me autobusin e tij, por çantat me pasaporta janë bllokuar në Kakavijë deri në mbërritjen e punonjësve diplomatikë të autorizuar për tërheqjen e tyre.

Sipas Konventës së Vjenës, e cila përcakton qartë se si bëhet transportimi i materialeve diplomatike, dy janë rrugët e transportit të tyre: përmes pakove diplomatike me avion si kargo ajrore, ose me rrugë tokësore me mjet me targa diplomatike CD dhe të shoqëruar nga një korrier diplomatik.

Gjithmonë pakoja diplomatike ka firmën e një kutie të stampuar, me elementë sigurie dhe tregues dhe duhet të ketë letër shoqëruese. Në asnjë pikë të nenit 27 të Konventës së Vjenës nuk thuhet që pakot diplomatike mund të dërgohen me autobusë të udhëtarëve dhe të pashoqëruar nga korrierë diplomatikë. I pyetur nga Fax News, konsulli ynë në Janinë, Pervin Gjikuria, nuk e mohoi bllokimin e pasaportave nga Policia greke, por e cilësoi si një procedurë në vijim që po ndiqet

“Është vetëm një proces, i cili është në vijim dhe që do të zgjidhet për shumë pak kohë. Nuk kemi të bëjmë me sekuestrim, por vetëm me verifikim. Sepse ka një procedurë të caktuar se si kalojnë dokumentet e kësaj natyre nga një shtet në një tjetër. Nuk ishte postë diplomatike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, u shpreh konsulli Gjikuria.

Por peripecia me pasaportat nuk ka mbaruar me kaq, për shkak se një pjesë e tyre janë vjedhur në Athinë. Pasi një punonjës i ambasadës sonë në Athinë e tërhoqi nga Kakavija këtë dërgesë me pasaporta të Ministrisë së Jashtme, makina ku ndodheshin pasaportat është vjedhur në një parkim, ku punonjësit ishin ndalur për të pirë kafe.

Si pasojë, janë vjedhur dhjetëra pasaporta të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Përtej skandalit për sigurinë e dërgesës diplomatike që është bërë jashtë çdo standardi ndërkombëtar, vjedhja e pasaportave ka dhe një kosto shumë të lartë, pasi shqiptarët që kanë aplikuar për to kanë paguar nga 150 euro dhe është e paqartë se kush do të paguajë riprodhimin e pasaportave të reja, pa marrë parasysh këtu dhe vajtjen e tyre përsëri për të aplikuar pranë shërbimeve tona konsullore në Greqi, në Athinë, Selanik dhe Janinë./FAXWEB.AL

Etiketa: kakavijepasaportatvidhen
Pas

VIDEO/ Një ditë pas djegies së mandateve, Basha niset jashtë vendit. Shkëlzen Berisha nuk i ndahet në Rinas

Para

Kryeministrja serbe bëhet me djalë, partnerja e saj sjell në jetë foshnjen

Para
Kryeministrja serbe bëhet me djalë, partnerja e saj sjell në jetë foshnjen

Kryeministrja serbe bëhet me djalë, partnerja e saj sjell në jetë foshnjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Krimi godet sërish në Meksikë, një tjetër Kryebashkiake dhe bashkëshorti i saj qëllohen për vdekje jashtë shtëpisë

Sulmi më i egër i Rusisë mbi Kiev nga 2022, 21 të vdekur

Sulme ajrore precize, ndërhyrje detare dhe mbrojtje ajrore! Çfarë përmban një grup sulmi për transportuesit e avionëve të Marinës Amerikane?

Zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet me Lukashenkon në Bjellorusi

Durrës/ Finalizohet operacioni policor “Again”, zbardhen dhe dokumentohen disa raste vjedhjesh. Kapet autori i dyshuar, i shpallur më herët në kërkim për mashtrim

DASH: Ambasada e SHBA-së në Jerusalem do të mbyllet përkohësisht!

Avionë çekë dhe sllovakë evakuojnë 181 persona nga Izraeli

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

Merz: Në Iran është një regjim terrori, duhet të mbarojë

Rriten tensionet/ Udhëheqësi Suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.