Situata e pazakontë politike në vend, sipas Gent Sejkos do të dëmtojë dhe ekonomikë shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë është shprehur se institucioni që ai drejton kërkon nga palët politike që të ketë stabilitet, në mënyrë që të vijojnë reformat dhe rritja ekonomike.
“Çdo destabilizim politik sjell efekte në një ekonomi. Ne si Bankë e Shqipërisë kërkojmë stabilitet që rritja ekonomike dhe reformat të vijojnë”, është shprehur Sejko.
Deklarata e tij është e ngjashme me atë që bëri dje dhe kryeministri Rama, i cili tha se protestat e dhunshme të ndërmarra nga opozita do të pakësojnë numrin e turistëve që vizitojnë vendin tonë.
(E.K/FAXWEB.AL)