10:40 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Nuk e godita për ta vrarë”, historia e dhimbshme që fshihet pas vdekjes së shqiptarit në Selanik

12:57 | 22/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Nuk e godita për ta vrarë”, historia e dhimbshme që fshihet pas vdekjes së shqiptarit në Selanik

Ngjarja e rëndë që ndodhi më 16 Shkurt në një familje shqiptare në Selanik të Greqisë, ka prapa një histori të dhimbshme.

20-vjeçari shqiptar që u arrestua fillimisht si i dyshuar për vrasjen e babait të tij, u la i lirë pasi u provua nga ekspertiza mjeko-ligjore se është i pafajshëm. Në polici ai ka treguar çfarë ndodhi mbrëmjen e 16 Shkurtit, si dhe ka folur për problemet familjare.

Babai i tij 48-vjeçar që humbi jetën, ishte një person i alkoolizuar dhe dhunonte bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij 20 dhe 19 vjeç. Viktima ka punuar në një kompani mishi, ndërsa vitet e fundit ishte i papunë, sipas mediave greke.

Banorët e fshatit e përshkruajnë atë si një person që vazhdimisht ishte në gjendje të dehur. Ata kanë thënë për shtypin grek se viktima sillej keq me familjarët e tij, ndërsa 20-vjeçarin e kanë përshkruar si djalë të mirë.

Ndërsa tezja e të riut, thotë se 48-vjeçari i kishte kërcënuar edhe me vrasje.

“Pinte shumë, nuk dinte çfarë bënte, na kërcënonte. Më ka telefonuar motra ime dhe më ka kërkuar ndihmë, thoshte që do t’i vriste, kishte 3 thika”, është shprehur ajo për televizionin Star.

Pasditen e së shtunës, kur dhe ndodhi ngjarja, 48-vjeçari kishte shkuar tek kafeneja ku ndodhej djali i tij 20-vjeçar dhe filloi ta fyente pa shkak. Për të shmangur konfliktin, i riu u largua. Në këtë moment, babai e goditi, por 20-vjeçari nuk i ktheu dorë dhe nisi të largohej me nxitim.

I ati nuk e la me aq, por hipi në motorin e tij dhe i doli përpara djalit duke i prerë rrugën. Aty filluan të grindeshin të dy me njëri-tjetrin. Para hetuesve, 20-vjeçari ka thënë se i ktheu dorë, por jo për ta vrarë.

“E godita 2-3 herë me grushte, por nuk mendoja se do të vdiste. Nuk e godita për ta vrarë”, ka thënë ai. Gjykatësi grek, në vendimin që dha, argumentoi se dëshmia e djalit ishte e vërtetë.

Kjo bazohet në ekspertizën mjeko-ligjore, sipas së cilës, 48-vjeçari shqiptar humbi jetën për shkak të problemeve në zemër. Goditjet nga djali nuk ishin aq të forta sa për t’i shkaktuar atij vdekjen. Për këtë arsye, 20-vjeçari u la i lirë me detyrimin për t’u paraqitur dy herë në muaj në polici.

Trupi i pajetë i 48-vjeçarit u gjet në tokë në një park të fshatit dhe djali i tij u shoqërua si i dyshuar për vrasjen. Kjo për shkak se një grua kishte deklaruar në polici si dëshmitare se kishte parë që viktima ishte grindur me një person tjetër, me djalin e tij. Por nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari është i pafajshëm dhe nuk ka pasur qëllim të vriste të atin./tv klan

Etiketa: 20-vjecariselanik
Pas

Makina përfundon brenda bankës në Itali, ndalohet shqiptari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Para

Pasi iu zbulua lidhja me regjisorin, Arbana Osmani reagon për herë të parë (Foto)

Para
Pasi iu zbulua lidhja me regjisorin, Arbana Osmani reagon për herë të parë (Foto)

Pasi iu zbulua lidhja me regjisorin, Arbana Osmani reagon për herë të parë (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnjë/ Arrestohet një autor dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori për vjedhjen e 4 motomjeteve elektrike në biznes

Anija “Oriku” e Forcës Detare, pjesë e stërvitjes rajonale “ADRION LIVEX 25”

Situata e zjarreve në vend/ 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Konflikti në Lindjen e Mesme, paralajmëron kreu i IAEA: Irani mund të rifillojë ndërtimin e një bombe bërthamore brenda pak muajsh

Vala e të nxehtit pushton Evropën/ Alarme të kuqe në disa shtete, temperatura mbi 40°C dhe frikë nga zjarret

Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

U shty të premten, sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tensionet në Beograd, plagosen disa policë dhe dy protestues pas përplasjeve të dhunshme

Përshkallëzimi i tubimeve në Beograd, kryeparlamentarja e Serbisë: Protestuesit po bëjnë thirrje për luftë civile!

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin masiv të shpenzimeve të Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.