07:47 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Parlamenti pa opozitë, Sejamini: Pushteti në duart e një njeriu, ja çfarë strategjie kërkon të ndjekë kryeministri

18:25 | 22/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parlamenti pa opozitë, Sejamini: Pushteti në duart e një njeriu, ja çfarë strategjie kërkon të ndjekë kryeministri

Neritan Sejamini drejtues i portalit Exit.al i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, foli mbi situatën poltike në vend dhe vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Sejamini u ndal fillmisht në një përshkrim të situatës politike në vend, ku tha se gjithë pushteti është përqëndruar në duar të një personi siç është kryeministri.

Sejamani u shpreh se në gjithë këtë kontekst, ku situata politike është kthyer autokratike, opozita i mbeti një mjet i tillë për të destabilizuar këtë lloj ekulibiri politik, për të krijuar një krizë institucionale që më pas të hapë një dritare që nga kjo lloj krizë të krijohet një ekulibër i ri politike.

Sipas Sejaminit strategjia e kryeministrit do të jetë ajo që do të kërkojë të zvarrisë këtë situatë krize.

“Qëllimi i parë i tij është që të kërkojë të manipulojë opinionin publik ndërkombëtar, në mënyrë që të përdori faktorin e huaj për ti bërë presion opozitës dhe të përdori po këtë faktor të huaj që ti thotë popullit shqiptar.”- u shpreh ndër të tjera Sejamini.

“Duhet të themi çfarë është kjo që ndodhi. Duhet të themi se djegia e mandateve ishte një akt politik i cili është bërë me një qëllim të qartë për të prishur ekuilibrin në të cilin ishte Shqipëria dhe cili ishte ky ekuilibër, ishte një ekuilibër ku ne kemi një qeverisje thuajse krejtësisht autokratike, kemi një kryeministër që komandon krejtësisht qeverinë, kontrollon legjislativin pasi shumicën e ka. Kemi një vend pa Gjykatë Kushtetuese ku është një kufizues i pushtetit të tij dhe ky kufizues nuk ekziston. Kemi një ndryshim e ligjit të Presidentit në 2008, ku nuk ka asnjë lloj mekanizmi kontrollues. Kemi mediat që janë nën ndikimin e qeverisë. Kemi bizneset që jetojnë me fondet qeveritare ose përmes licensave dhe koncesioneve qeveritare. Kemi shoqërinë civile që është shumë e dobët. Kemi një opozitë e cila ligjërisht nuk ka asnjë lloj kompetence dhe në parlament ju mohua fjala.

Gjithë pushteti është përqëndruar në duart e një kryeministri. Dhe për aq kohë sa kjo është thjeshtë një përshkrim i situatës, një situatë politike autokratike. Në momentin ku ka një sërë skandalesh të verifikuara, skandale që kanë të bëjnë me shpërdorimin e parave publike, skandale që kanë të bëjnë për lidhjen e krimit me politikën, dhe skandale që kanë dalë së fundmi ku zbulojnë lidhjen e krimit dhe politikës për zgjedhje.

Në këtë kontekst të kësaj gjendje të rënduar, atëherë çfarë i ngelet opozitës, i ngelet një mjet i tillë për të destabilizuar këtë lloj ekulibir politik, për të krijuar një krizë institucionale që më pas të hapë një dritare, që nga kjo lloj krizë të krijohet një ekulibër i ri politik.

Çfarë do të ndodhë?

Besoj se strategjia e kryeministrit do të jetë ajo që do të kërkojë të zvarrisë këtë situatë. Qëllimi i parë i tij është që të kërkojë të manipulojë opinionin publik ndërkombëtar, në mënyrë që të përdori faktorin e huaj për ti bërë presion opozitës dhe të përdori po këtë faktor të huaj që ti thotë popullit shqiptar: Unë kam mbështetjen e botës dhe opozita është e izoluar për të krijuar idenë se ai është në të drejtë dhe është opozita ajo që është problemi i vendit.

Dhe nga ana tjetër ai do ta zvarrisë quajtjen e situatës krizë, sikur nuk ka ndodhur asgjë duke u sjellë normalisht me qëllim për të zbehur rëndësinë e momentit, me qëllim për të acaruar opozitën, por mbi të gjitha me këtë zvarritje për ta kthyer situatën në një formë normaliteti dhe për ti hequr opozitës atë element energjie që mund të ketë ngjallur dhe tek mbështetësit e saj, që janë me këtë kauzë me opozitën, për shkak se mendojnë se qeverisja Rama për shkak të gjendjes se ku e ka sjellë Shqipërinë duhet të mos vazhdojë më.“- tha Sejamini.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Neritan Sejamini
Pas

Dosja 339/ Sekretet e mazhorancës në qindra CD

Para

 “Infermierë për Shqipërinë”, Elson Jaçaj: Brenda ditës kanë ndryshuar listat e fituesve

Para
 “Infermierë për Shqipërinë”, Elson Jaçaj: Brenda ditës kanë ndryshuar listat e fituesve

 “Infermierë për Shqipërinë”, Elson Jaçaj: Brenda ditës kanë ndryshuar listat e fituesve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 256 kuti nga 1282 në Tiranë, kryeson Partia Socialiste! Grumbullon mbi 36 mijë vota

Numërohen 80 nga 493 kuti në Durrës, PS kryeson me mbi 10 mijë vota

Numërohen 61 nga 222 kuti në Dibër, PS kryeson ndaj PD-së

Numërohen 61 kuti nga 245 në Lezhë, si paraqitet rezultati

Numërohen 62 nga 139 kuti në Kukës, PD në avantazh ndaj PS

Numërohen 104 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Numërohen mbi 20 përqind e votave, ja si mund të ndahen mandatet

Numërohen 194 nga 1282 kuti në Tiranë/ PS udhëheq me 49%, koalicioni i PD merr mbi 34%. Ja si renditen forcat e reja

Pas numërimit të mbi 17% të kutive, PS në avantazh, PD-ASHM ndjek me diferencë

Numërimi i votave vijon, Rama publikon foto nga oborri i PS, ‘Çfarë agimi ky sot”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.