Kryesia e Partisë Demokratike përjashtoi me votë unanime deputetin e Lushnjës, Myslim Murrizi, që doli kundër vendimit për djegien e mandatit të deputetit.
Murrizi tha se ky është një vendim që e priste, dhe nuk ishte i pari që ndërrmerrej ndaj tij.
Murrizi tha se nuk pret tjetër qasje, kur ky vendim merret nga katër drejtues të cilët janë ish-bij komunistësh.
“Nuk është hera e parë që merret një vendim i tillë ndaj meje. Kjo është frymë e partisë të lidhur me Sigurimin, që sillen në këtë formë kur nuk u vjen pas avazit. Pse nuk u mor një vendim i tillë për Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin që morën votat e demokratëve në vitin 2013. Unë nuk pres tjetër vendim nga katër ish bij sekretarësh komunistë”, tha Murrizi.
I pyetur nëse do të jetë në parlament në vazhdim dhe në çfarë sigle, Murrizi tha se: “Unë do jem aty si përfaqësues i elektoratit tim dhe i studentëve të dhjetorit që u ngritën dhe thanë e duam Shqipërinë si Evropa dhe Amerika”.tha Murrizi në Repolitix.
Keta jane te papare. Ky tipi qe dilte tu shajte policet me nene e me moter deri dje iu lepihej ketyre “ish bijve” te komunisteve (nuk e kuptoj se cfare dmth ish bir, pasi une e di qe o je bir i dikujt o nuk je bir i dikujt, po ish bir nga ky po e degjoj per here te pare) per tu bere deputet, ndersa sot padashje u kujtua qe keta jane komuniste (ose ish bij!!!)