Dashi
Sot ju mund të mbështeteni në dinamizmin tuaj për të kapërcyer vështirësitë që do të hasni. Ju e dini se rezultatet më të mira fitohen me djersë dhe nuk ka kënaqësi më të mirë! Kujdesuni të mos jepni gjykime të nxituara.
Demi
Sot mund të aspironi për të arritur atë që doni dhe do të keni mundësi për të kontaktuar miq dhe të tjerë persona, që mund të jenë të dobishëm në të ardhmen tuaj.
Binjakët
Do të jeni në gjendje të vendosni kontakte të reja dhe të rivendosni ato të vjetrat që ju interesojnë shumë. Ju do të jeni miqësor për të gjithë dhe të ndjeni nevojën urgjente për të ndihmuar të tjerët. Kujdes në marrëdhëniet në çift sot, pasi një debat për të shkuarën mund të hapet nga darka.
Gaforrja
Hëna duket dashamirëse ndaj Merkurit, Jupiterit dhe Uranit. Pasi do të jenë mbrojtësit tuaj për aktivitetet që do të filloni nga sot. Kjo është një kohë kur ju duhet të ndryshoni pak nga gjithçka, por të jeni të kujdesshëm që të mos tregoheni shumë impulsiv.
Luani
Sot nuk parashikohet një ditë plot shkëlqim. Ju duhet të keni guximin për të sqaruar një çështje të vjetër që deri tani e kanë shtyrë, për një gabim të mëparshëm. Kujdes shëndetin! Paraja sot do të jetë i vetmi ngushëllim që do të ndjeni.
Virgjëresha
Çfarë duhet të ndodhë, do të ndodhë! Çështja është vetëm që ju të kuptoni se çfarë po ndodh dhe të vendosni në përputhje me rrethanat që përfundimi të jetë për mirë. Jupiteri është në shenjën tuaj, çka do t’ju ndihmojë për të ecur në rrugën e duhur.
Peshorja
Sot do të keni mundësi për të takuar miq të rinj, gjatë një takimi kulturor ku do të diskutoni edhe çështjet humanitare. Në familje ju duhet të vini në dukje mendimin tuaj. Por kujdes mos u përfshini shumë në çështje që nuk ju takojnë.
Akrepi
Hëna do t’ju sjellë disa vështirësi, por me kalimin e orëve, do t’i kapërceni. Nga pasditja do të rrezatoni shumë mirësi, çka do t’ju ndihmojë për të vendosur marrëdhënie të qeta dhe frytdhënëse me ata që ju rrethojnë.
Shigjetari
Do të gjeni qetësi në sajë të të kuptuarit të një personi, i cili është shumë afër me ju. Një fjalë ose një gjest i papritur do t’ju prishë qetësinë, por nervozizmi i momentit do t’ju kalojë shpejt. Pritet një darkë romantike me partnerin.
Bricjapi
Sot ju do të jeni në një mendje me njerëz më të mëdhenj në moshë, me të cilët ju ndani udhët e jetës. Kjo do t’ju bëjë më të lumtur dhe madje entuziast për ideologjitë e reja. Në sytë e të tjerëve do të jeni shumë të këndshëm dhe do të gëzoni respektin e plotë të tyre.
Ujori
Nuk do të dëgjoni këmbënguljen e dikujt që është i dashur për ju, e që kërkon të ndryshoni rrugë. Sot nuk do të lejoni të kushtëzoheni nga asgjë. Mundohuni të vizitoni vende pa shumë njerëz, sepse keni të qëndroni vetëm me veten tuaj dhe të reflektoni.
Peshqit
Ata të cilët janë veçanërisht të mbyllur do të kenë një rehati dhe mbështetje edhe kur arsyeja nuk është në anën tuaj. Por ju nuk duhet të krijoni iluzione të kota, sepse herët a vonë, prapësitë dalin në dritë. Sot do korrni atë që keni mbjellë!