Shënohet një tjetër aksident në aksin automobilistik Milot-Lezhë ku dyshohet se për shkak të erërave të forta një kamion është përmbysur në rrugë.
Ende nuk ka të dhëna nëse ka apo jo persona të lënduar por nga videoja që ka siguruar Fax Web, duket qartë se aksidenti ka qenë tepër i rrezikshëm.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Milotit.
Autostrada Milot-Lezhë sot është përfshirë nga një sërë aksidentesh ku disa kamionë të tonazhit të rëndë janë përmbysur për shkak të erës së fortë.
Sipas raportimeve nga ky aks thuhet se shumë automjete të tjera kanë ndaluar në anë të rrugës për ti shpëtuar ndonjë aksidenti tragjik.
Ndonëse nuk ka të lënduar nga 3 incidentet e mëparshme (2 në këtë autostradë dhe një në aksin Pukë-Shkodër) sërish shoferët dhe udhëtarët janë gjendur para një rreziku për jetën.