Studiuei i njohur Sazan Guri, deklaroi gjatë një interviste për Televizionin Fax News se në Kuvendin Historiko-Gjuhësor që po organizohet, punimet e të cilit do të zgjasin për tre ditë, do të flitet për resurset e gjithanshme të vendit dhe për shqiptarët në tërësi.
Ky Kovend ndërkombëtar, tha Guri do të mbahet nga data 9-11 maj të këtij viti dhe do të pasqyrojë vazhdimësinë historiko-gjuhësore të shqiptarëve, e cila do të jetë një ngjarje e madhe për shqiptarët.
Ai tha se përmes këtij evenimenti do të sillet në kujtesë e kaluara dhe prejardhja e shqiptarëve.
“Po ngrejmë një kuvend që mbledh bashkë historian dhe studiues të njohur. Ne do të parashtrojmë në këtë kuvend fakte historike, gjuhësore dhe etno-kulturore për shqiptarët”, – tha Sazan Guri.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/292213268122576/
(F.GJ/FAXWEB.AL)