08:57 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Jubileu i klubit të Vllaznisë, Meta e dekoron me “Nderi i Kombit” (FOTO)

21:30 | 23/02/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Jubileu i klubit të Vllaznisë, Meta e dekoron me “Nderi i Kombit” (FOTO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj, Shoqërinë Sportive “Vllaznia” gjatë një ceremonie të zhvilluar në Bashkinë e Shkodrës, ku ishin të pranishëm deputetë të qarkut, Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, autoritete vendore, figura dhe personalitete të sportit e të kulturës, dhe shumë qytetarë.

Presidenti Meta e çmoi këtë Shoqëri Sportive me Dekoratën “Nderi i Kombit me motivacionin: “Si njëra ndër shoqëritë e para intelektuale në Shqipëri, me kontribut e rezultate historike në fushën e sportit, fidanishte e talenteve që kanë mbështetur Vllazninë dhe Ekipin Kombëtar, e dalluar për sportistët e skuadrat e saj cilësore. E veçantë në manifestimin e vlerave më të mira të sportit, duke merituar respektin dhe dashurinë e madhe të qytetarëve shkodranë dhe të gjithë shqiptarëve”.

Me këtë rast Presidenti i Republikës përuroi edhe memorialin me pllakatin nderues në mjediset e jashtme të Bashkisë së Shkodrës.

Fjala e Presidentit Meta:

 “Ju përshëndes dhe ju uroj për shumë vjet gëzuar 100-vjetorin e Klubit ‘Vllaznia’.

Jam i lumtur të hapim siparin e festimit të përvjetorit të Klubit tuaj shekullor duke nderuar së pari kujtimin e ndritur të Shoqërisë  ‘Vllaznia’, pararendësen e Klubit të sotëm sportiv, që bashkë me emrin trashëgoi përkushtimin, pasionin dhe vizionin e saj. 

Shkodra është qyteti i bukurisë së përjetshme! Nuk ka etapë të njerëzimit ku shkodranët të mos kenë skalitur gjurmët më të mira të qytetërimit  shqiptar.

Kjo kryeqendër e Veriut shqiptar, veç magjisë së peizazhit dhe vlerave monumentale është mbartëse e vlerave patriotike dhe një historie të pasur dhe të lavdishme të jetës qytetare.

Themelimi 100 vite më parë i ‘Vllaznisë’ ishte një akt i madh!

Kjo shoqëri u ngrit si vokacion lirie në një moment dramatik, kur qyteti i tyre rrezikonte të ngelej jashtë kufijve të atdheut mëmë.

Të rinj, juristë, artistë, profesorë, punëtorë, gazetarë, shkrimtarë dhe sportistë lanë mënjanë ndasitë fetare dhe dallimet shoqërore dhe u bashkuan për t’i treguar botës se shkodranët janë pjesa më e ndritur e civilizimit dhe identitet shqiptar, vlerave patriotike, e gjuhës, kulturës si  dhe pasurisë së tij shpirtërore.

Shoqëria ‘Vllaznia’ ngelet një nga shembujt më të civilizuar të rezistencës dhe aspiratës shqiptare për liri e progres shoqëror.

Jehona e aktivitetit të saj i dha hov të mëtejshëm  jetës shoqërore në qytet, duke e përjetësuar emrin e saj me atë të klubit të parë sportiv shqiptar ‘Vllaznia’. Një ndër Klubet që ka shkruar faqe të ndritura suksesi në sportin shqiptar, por edhe në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.

Të dashur miq, 

E prita me kënaqësi propozimin e Kryetares së Bashkisë për të dekoruar Shoqërinë ‘Vllaznia’ me titullin e lartë ‘Nderi Kombit’. 

Këtë ceremoni solemne dekorimi do të kisha dëshirë,  ta shoqëronim me përurimin së bashku të një Memoriali, për të lenë të gdhendur në mermer nderimin për ‘Vllazninë’, sportistët e saj dhe bijtë e shquar të Shkodrës.

Në këtë mënyrë lavdia e kontributit dhe e veprës së tyre do të jetë përherë në sytë dhe mendjen e të gjithë brezave sportiv e sidomos të rinjve dhe do t’i frymëzojë ata në rezultate përherë të larta! Urimet më të mira për Vllazninë, Shkodrën dhe qytetarinë e saj!”

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: 100 VJETORIMETA NE SHKODERSHOQERIA VLLAZNIA
Pas

Mbi 3500 kufoma të vrarë nga ISIS, zbulohet varreza masive në Raqqa

Para

Erërat e forta rrëzojnë pemët, bllokohet aksi rrugor Krujë-Fushë Krujë (FOTO)

Para
Erërat e forta rrëzojnë pemët, bllokohet aksi rrugor Krujë-Fushë Krujë (FOTO)

Erërat e forta rrëzojnë pemët, bllokohet aksi rrugor Krujë-Fushë Krujë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ktheni pengjet në shtëpi”, Trump kthen vëmendjen te Gaza pas Iranit: Bëni një marrëveshje!

Moti sot/ Diell dhe temperatura mbi 30°C në gjithë vendin

Horoskopi për ditën e sotme, 29 qershor 2025

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.