Gjatë një interviste për Televizionin Fax News, avokati i njohur Altin Goxhaj tregoi se ka ngritur një padi penale ndaj AKEP-it për shkak të bllokimit të valëve të celularëve ditën e enjte ndërkohë që po zhvillohej protesta e thirrur nga opozita përpara selisë së Kuvendit.
Ai tha se, nuk ka ndodhur ndonjëherë që në një protestë të tillë të ndërpritën valët e celularëve dhe kjo të bëhet pa asnjë lloj informacioni paraprak apo pa asnjë lloj preteksti që e justifikon.
Goxhaj tha se AKEP, së paku duhej të kishte njoftuar organizatorët e protestës për këtë vendim që edhe njerëzit të kuptonin se çfarë po ndodh.
“Të paktën të ishin lajmëruar organizatorët e protestës për këtë vendim, sepse të gjithë e pamë se një protestë e tillë nuk ishte aspak e nevojshme për një masë të tillë. Edhe mediat më prestigjoze ndërkombëtare mbetën të hashtisura nga kjo gjë dhe ju kërkuan ndjesë teleshikuesve të tyre duke shpjeguar edhe arsyen e papranueshme për të cilin ndodhi ndërprerja e sinjalit”, – tha Goxhaj.
Sipas tij, ndërkohë që valët ishin ndërprerë për gjithë të tjerët, Basha fliste në telefon me Ramën duke e lajmëruar për gjithçka, sepse ai është sipas tij bashkëpunëtor i kryeministrit pasi janë të dy të komanduar nga “SOROS”.
Ai foli edhe për vendimin e opozitës për të djegur mandatet duke thënë se, Basha deri ditën e shtunë pasdite as se ka patur në plan për të djegur mandatet. “Nuk ka qenë Basha ai që ka propozuar dhe vndosur për të djegur mandatet, por ka qenë Sali Berisha. Ka patur gjithmonë qëndrime në PD për dorëzimin e mandateve. Çdo gjë ka ndodhur nga ora 11 e ditës së shtunë paradite deri të dielën pasdite”.
Sipas Goxhajt, njerëzit kishin krijuar idenë se po të grumbulloheshin në numër të madh përpara kryeministrisë, Edi Rama do të rrëzohej me datë 17 shkurt, dhe kjo sipas tij ishte lënë të kuptohej nga vetë Lulzim Basha.
Ai foli edhe për proceset e ardhshme politike që do të ndodhin në vend duke thënë se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe Rama do të rrëzohet, por argumentoi se atë nuk do ta rrëzojë Basha por është një sinjal që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/378689176020548/
(F.GJ/FAXWEB.AL)