18:41 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbi të atin, Ajola Xoxa prek me reagimin e saj: Ti ishe shkëmbi im i sigurt, fjala e fundit që the ishte…

13:12 | 25/02/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbi të atin, Ajola Xoxa prek me reagimin e saj: Ti ishe shkëmbi im i sigurt, fjala e fundit që the ishte…

Një ditë pas vdekjes së të atit, publicistit Arben Xoxa, e bija Ajola ka bërë një reagim mjaft prekës në rrjetet sociale.

Xoxa përmes një shkrimi në profilin e saj në rrjetet sociale, kujton momentet e fundit të babait të saj dhe tregon se sa e vështirë është për të, të vazhdojë pa atë që ajo e quan, dashurinë e madhe, shokun dhe mësuesin e jetës.

Ajola shton se ajo së bashku me të ëmën e kanë mbajtur në krahë deri në momentet e fundit, ndërsa ai ka qenë mësuesi më i mirë në jetën e saj.

Shkrimi i plotë:

I dashur babi im aq i shtrenjtë,

të humbëm pas një lufte të vështirë e plot dhimbje me një monstër siç është kanceri. Unë dhe mami të mbajtëm në krahët tona deri në frymëmarrjen e fundit; deri në rrahjen e fundit të zemrës tënde plot dritë, ta mbajta dorën aty përmbi kraharor. Kam një dhimbje therrëse sikur shpirti të më jetë çarë në dysh.

Shpirti i yt i mrekullushëm iku në paqe, i mbuluar në të bardhë siç edhe jetove, i ndriçuar nga drita e gjithë mirësisë dhe dashurisë që pate në zemër dhe mençurisë që pate në mendje nga fillimi i jetës e deri në fund.

Gjatë gjithë jetës tënde i dhe veç bardhësi e dritë kujtdo pate pranë, ndihmove këdo munde, sa herë munde, edhe kur mundësitë i kishim të vogla, ti gjithmonë deshe t’i ndihmoje ata që kishin nevojë. Nuk pate kurrë, kurrë urrejtje në shpirtin tënd, vetëm dashuri. Edhe me ata që deshën të të bëjnë keq, ti kishe forcën të ishe i butë, i mirë, gjithmonë i buzëqeshur.

Edhe fjala e fundit që the në këtë jetë ishte “Zemër”, kaq shumë ndriçonte shpirti yt i bardhë.

Ti ishe një baba dhe një bashkëshort i mrekullueshëm! Unë dhe mami patëm kaq shumë fat që të patëm ty si udhërrëfyes! Dhe kjo është ndoshta arritja më e madhe që mund të ketë një njeri në jetë babi im i mirë: ti e shtrëngove fort familjen tonë dhe bëre që ajo të ishte më e qeta dhe më e lumtura në botë. Gjithmonë thonim: a ka vallë të tjerë si ne të tre?

Ishe njeriu më inteligjent që njoha ndonjëherë, i etur për dije deri në fund. Ishe njeriu me shpirt më të pastër që njoha ndonjëherë, më i sinqerti që njoha ndonjëherë, më fisniku që njoha ndonjëherë, me buzëqeshjen më të ëmbël që kam parë ndonjëherë.

Ti ishe dashuria ime e madhe, heroi im, shkëmbi im i sigurt, mësuesi im, shoku im më i mirë!

Të dua shumë baba! Me të gjithë forcën e dashurisë që ndonjëherë ka ndier njeriu për njeriun!

Të dua përgjithmonë!

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Ajola Xoxahumb babain
Pas

Aksioni opozitar për protestat, Basha mbledh në selinë e PD-së aleatët

Para

I vendosin eksploziv në banesë, dëmtohet rëndë 27-vjeçari, niset me helikopter drejt Tiranës

Para
Tritol në derën e banesës së 43-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori i dyshuar (DETAJE)

I vendosin eksploziv në banesë, dëmtohet rëndë 27-vjeçari, niset me helikopter drejt Tiranës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

Zhgënjehet SHBA, Rubio: Me Rusinë nuk kemi arritur përparim

Yamal me pushime në Kinë, çmenden fansat! Ylli i Barcelonës i përshëndet në gjuhën vendase

Rindërtimi i Kievit nga lufta do t’i kushtojë Ukrainës 1 trilion dollarë

Pamjet e vatrës së zjarrit në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë, zjarrfikësja në vendngjarje

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia! Kreu i PL-së kërkon shfuqimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.