Kryetari i Partisë Republikane ka firmosur dorëheqjen nga mandate i deputetit pranë Kuvendit. Ndërkohë që Parlamenti ia ka përcjellë sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen e Fatmir Mediut.
Mediu nuk e dorëzoi që në fillim mandatin e tij për shkak se ditën e protestës ndodhej në Vjenë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së
Ndërkohë pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Parlamenti i ka dërguar një shkresë të dytë ku rregullon specifikimet teknike dhe sqaron proceduren qe duhet te ndiqet, për vendet vakante që u krijuan nga dorëheqja e deputetëve të opozitës.
(M.Q/Faxweb.al)