Pas kallëzimit nga një qyetar i identifikuar si Arben Myzeqari ndaj Ardit Bidos kreut të Arkivit Qendror të Shtetit, Kosta Bajraba dhe Xhevair Çeloaliaj, pasi sipas tij ka pranuar dokumente pronësie të falsifikuara, ka reaguar edhe avokati Kujtim Cakrani.(Lexo këtu)
Në një intervistë për Fax News, Cakrani deklaroi se ajo që ka bërë Arkivi Qendror i Shtetit është skandaloze dhe një akt i paprecedentë.
Sipas tij fakti që në Arkivin e Shtetit janë pranuar shumë dokumenta fotojkopje që jo vetëm, janë të fallsifikuara nga pikpamja shkrimore, por edhe nga përmbatja e tyre dhe nga redaktimi i tyre përbën një skadal.
“Si mund të pranohet një dokument në Arkivin e Shtetit viti 1921 ku thuhet Prefektura Fier, ndërkohë që në vitin 1921 prefektura ka qenë Berat dhe për dijeni të shikuesit tuaj Fieri është bërë prefekturë në vitin 1992. Nuk kam asgjë personale me drejtorin e Arkivit të Shtetit. Dokumentat e mia i kam marrë nga prokuroria, unë flas më prova sepse jam avokat.”– shprehet ndër të tjera avokat Cakrani.
“Është akt i paprecdentë që mund të ndodhi në një shtet demokratikm, në një shtet që aspiron të shkojë në BE. Cënohet rëndë institucioni i shtetit siç janë arkivat.
Unë jam si avkokat, si jurist por dhe si qytetar që vij nga një familje që ka shumë prona dhe dokumenta historikë, dhe aktualisht jam shumë i shqetësuar. Fakti që në Arkivin e Shtetit janë pranuar shumë dokumenta fotojkopje që jo vetëm, janë të fallsifikuara nga pikpamja shkrimore, por edhe nga përmbatja e tyre dhe nga redaktimi i tyre.
Si mund të pranohet një dokument në Arkivin e Shtetit viti 1921 ku thuhet Prefektura Fier, ndërkohë që në vitin 1921 prefektura ka qenë Berat dhe për dijeni të shikuesit tuaj Fieri është bërë prefekturë në vitin 1992. Nuk kam asgjë personale me drejtorin e Arkivit të Shtetit. Dokumentat e mia i kam marrë nga prokuroria, unë flas më prova sepse jam avokat.
Rasti i shtetasit Arben Myzeqari dhe shumë qyetarëve të tjerë nga Fieri që po luftojnë prej vitesh me një sistem të korruptuar duke nisur që nga prokuroria e Fierit, me disa prokurorë dhe po e përmend me emër Andi Pogaçe, i cili i ka hetuar dokumentat, tapi të vitin 1921 dhe e ka cilësuar si të rregullt do të thotë që dhe ky prokuror, duhet të merrët në hetim nesër nga Prokuroria Krimeve të Rënda ose nga SPAK-u nesër. Për faktin se prokurori nuk ka kryer hetimin ashtu siç e kërkon ligji për të zbardhur të vërtetën e këtyre dokumentave të cilat janë prezantuar në komisionin e këshillave të pronave dhe mbi bazë të këtyre dokumentave janë përfituar prona disa qindra hektarë në qytetin e Fierit.”- u shpreh Cakrani.
(M.Q/Faxweb.al)