LSI dhe PD u bëjnë thirrje të gjithë mbështetësve të vet të mblidhen sot urgjentisht në orën 16:30 para Parlamentit, pas vendimit të mazhorancës për të zhvilluar seancë jashtë radhe.
Frika nga përplasja me protestuesit, ditën e enjte, kohë kur opozita ka lajmëruar protestë ka detyruar Gramoz Ruçin të mbledhë Parlamentin 2 ditë më herët (lexo ketu).
Nga radhët e opozitës erdhi menjëherë reagimi me statuse tallëse apo ironike (lexo ketu), ndërsa strukturat partiake janë vënë menjëherë në lëvizje për të ‘improvizuar’ një protestë sot në orën 16:30 para godinës së Parlamentit shqiptar.
“Shum urgjente.
Sot ne oren 17 ka seance parlamentare. Merrni masa per prani maksimale te struktures ne oren 16 e 30 para Parlamenti!
Ju lutem pjesemarrje..“, është mesazhi i shpërndarë nga PD.
Ndërkohë dhe nga LSI është shpërndarë një thirrje e ngjashme:
“LSI thirrje qytetareve per tju bashkuar protestes se sotme ne oren 17.00, perpara Parlamentit“.