Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetat të cilët pasditën e djeshme, në hyrje të Portit të Durrsit, në bashkëpunim me një person tjetërt ende të pa identifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta në kokë (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital.
Bëhet fjalë për shtetasit më iniciale R.D., 38-vjeç dhe H.B., 40-vjeç, ndërkohë Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të tretë të kësaj ngjarje.
Deklarata e Policisë:
Më datë 25.02.2019, rreth orës 23:30, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 17:00, në hyrje të Portit, në bashkëpunim me një person tjetër ende të pa identifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta në kokë (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të tretë të kësaj ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Këtë ngjarje e ka denoncuar edhe një qytetar meszhin e të cilit e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas qytetarit bandat e drejtorit të Portit të Durrësit, Agron Tare kanë rrahur dhe kanë goditur me armë një punonjës të Forcave të Sigurisë Portuale.
Denoncuesi thotë më tej se personi i plagosur është në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.
Sipas tij, drejtori i Portit, së bashku edhe me Policinë e Shtetit po tentojnë ta mbajnë të fshehur ngjarjen në fjalë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)