21:11 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Doris Pack ‘fshikullon’ politikanët e sotëm evropianë për Kosovën: Ata nuk e dinë ç’ka ndodhur atje…

16:15 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush po e sulmon deputetin gjerman? Reagon Doris Pack: Rama mendon se të gjithë blihen e shiten

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka vlerësuar se nuk duhet lejuar ndryshimi i kufijve në Ballkan, marrë parasysh historinë e tij dhe periudhën e viteve të 90-ta.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Pack ka thënë se shumë politikanë të sotëm evropianë nuk kanë qenë pjesë e politikës në vitet e 90-ta, prandaj edhe nuk mund ta kuptojnë situatën apo edhe nuk e njohin atë.

“Nëse jeni vërtet të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur viteve të kaluara në ato vende atëherë nuk duhet të lejoni të ketë ndryshim të kufijve. Nëse kjo ndodhë atëherë shënon fillimin e fundit. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në këtë rajon. Shumë politikanë të sotëm evropianë nuk kanë qenë pjesë e politikës në vitet e 90-ta prandaj edhe nuk mund ta kuptojnë situatën apo thjesht nuk e njohin atë. Por ata që kanë njohuri se çfarë ka ndodhur aty, ata që e njohin rajonin dhe mentalitetin e tij, duhet të jenë shumë të kujdesshëm” ka thënë ajo.

Përveç tjerash, Pack ka thënë se për të është e pakuptueshme sesi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi janë pro kësaj politike.

“Ajo që po luhet tani nuk është në interesin e Kosovës, 95 për qind e qytetarëve të Kosovës janë kundër ndryshimit të kufijve. Unë shpresoj se zgjidhja do të gjendet, por jo në ndryshimin e kufirit”, ka shtuar ndër të tjera Pack.

Duke folur për ndikimin e Rusisë në rajon, ish-deputetja Pack, e cila njëherësh ka qenë edhe raportuese e Parlamentit Evropian për Bosnje Hercegovinën, ka thënë se Rusia nuk ka interes për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit, shkruan radio Evropa e Lirë.

“Rusia ka interesa egoiste, në kuptimin se ajo nuk dëshiron që këto vende të jenë pjesë e NATO-s. Dështoi me Malin e Zi, por nuk do të ketë sukses as me Maqedoninë. Ajo përdor interesin e BE-së në Ballkan për të shkaktuar ndonjë problem” ka vlerësuar ajo.

Pas

Dafina Zeqirin e kap ‘nostalgjia’, ka dy fjalë për ish të dashurin e saj!

Para

Blindohet nga Policia godina e Kuvendit, nisen nga rrethet protestuesit (FOTO)

Para
Blindohet nga Policia godina e Kuvendit, nisen nga rrethet protestuesit  (FOTO)

Blindohet nga Policia godina e Kuvendit, nisen nga rrethet protestuesit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

Zjarr i madh në një maternitet në Angli, evakuohen shtatzënat dhe të porsalindurit

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë! Hap tjetër më afër me Bashkimin Evropian

SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s: Një grua plagoset nga rojet e sigurisë

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: Ata nuk janë pronarë, pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.