16:33 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lulzim Basha bën thirrje për mosbindje civile: Nga sot nuk njohim jo vetëm Kuvendin, por edhe…

20:10 | 26/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha del me njoftimin e rëndësishëm: Ja kur do të jetë protesta e madhe që do të rrëzojë Edi Ramën

Kreu i PD-së Lulzim Basha në fund të  protestës së sotme bëri thirrje për mosbindje civile në të gjithë vendin. Kreu i PD-së tha se qytetarët nga sot nuk do të njohin përveç Kuvendit, edhe Policinë e Shtetit që përdor dhunën ndaj qytetarëve. Sipas Bashës çdokush që del krah Ramës do të shpallet tradhëtar, dhe këtu përmendi dhe analistët në studiot televizive.

Reagimi i Bashës:

Shqiptarët u mblodhën për ti treguar mbarë Botës se ky vend ka zot. Sot Edi Rama përdori dhunën e tepërt ndaj qytetarëve që protestojnë në paqe. Kemi vetëm një bandë hajdutësh që kanë marrë peng institucionet, kriminelët nuk arrestohen, por bëhen deputetë dhe kryetarë bashkish, ndërsa qytetarët goditen.

Ne nuk e njohim jo vetëm Kuvendin, po as policinë e krimit, mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në Veri. Çdokush me uniforma apo pa uniformë që është në krah të bandës së hajdutëve të Edi Ramës, është tradhëtar i shqiptarëve dhe do të arrestohet nga qytetarët shqiptarë.

Kujtojmë se për disa orë me radhë protestuesit mbajtën të rrethuar  Kuvendin, ku gjendeshin deputetët opozitarë, por jo kryeministri Rama, i cili vijonte takimet në Lushnje.

Të vetëm deputetët e mazhorancës votuan Buxhetet dhe strukturën e KLGJ-së dhe KLP-së.

“Sot Rama ka urdhëruar një akt të pa ndodhur më parë, sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave, grave shtatzëna, në të drejtën legjitime në protestën kundër kuvendit të krimit. Sot Rama i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të PD-së, dhe opozitës dhe shqiptarëve, i them Edi Ramës, se me këtë akte shpallje lufte të qytetarëve koston do ta kesh 100 % ti.

Ne nuk frikësohemi, sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë, një mision të madh për të nesërmen evropiane. Përballë kemi një shtet që nuk është i shqiptarëve të cilin do ta shembim nga themelet. Ky vend ka dy rrugë: të durojë tiraninë ose të ngrihen të gjithë një zëri, gegë e toskë, myslimanë e krishterë, demokratë e socialistë e të marinë në dorë fatin e tyre. Beteja është e pa kthim. Kjo betejë do të mbarojë me shporrjen e qeverisë së krimit. Asgjë nuk e ndal dot”, tha Basha më herët.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

VIDEO/ Pamje të rënda, tregtari i helmuar nga gazi rënkon i shtrirë në dyqanin e tij

Para

Deputeti socialist thirrje Lleshajt: Mos më nxirr më policë në protestë pa…

Para
(FOTO) Incident i rëndë me protestuesit para Kuvendit, qytetarët shtyjnë ministrin Klosi

Deputeti socialist thirrje Lleshajt: Mos më nxirr më policë në protestë pa...

Discussion about this post

 



Të Fundit

U hodh në lum për të shpëtuar dy fëmijë, Greqia do t’i japë nënshtetësi shqiptarit të guximshëm

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka më arsye për të vijuar bisedimet bërthamore me SHBA-në

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar, sekuestrohen drogë dhe valutë

Tragjedia me 241 viktima/Gjendet kutia e zezë e Air India, e rëndësishme për hetimin

Ushtarë të aviacionit amerikan, stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbinë

Izraeli paralajmëron sulme të reja nga Irani: Do të nisin mbrëmjen e sotme, 50 batalione gati për mbrojtje

Rinumërimi nis të martën / Hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut, ku apostull Pavli shpërndau farën e Ungjillit

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme/Reagon Kaja Kallas: BE-ja ka qenë gjithmonë e qartë! Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të pajiset me armë bërthamore!

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.