04:28 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

100 kilogramë drogë/ Kush është anëtari i Këshillit Bashkiak që u arrestua nga Policia (Emri+foto)

11:31 | 27/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
100 kilogramë drogë/ Kush është anëtari i Këshillit Bashkiak që u arrestua nga Policia (Emri+foto)

4 persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Shkodrës pasi janë kapur me rreth 100 kilogramë drogë.

Droga u gjet në afërsi të një karbuaranti e fshehur në një mjet tip audi, ndërsa sasi droge është gjetur dhe në banesat e disa prej të arrestuarve të mëposhtëm.

Një prej personave të arrestuar është dhe Dod Dodani, anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Vaut të Dejës. Ai ka qenë përfaqësues i Aleancës Demokristiane të Shqiperisë.

Nardi Malaj, 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër,

Dod Dodani, 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër,

Jozef Ndoci, 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër.

Aurel Tanushi, 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër .

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor “SEGMENTI”

Sekuestrohen nje sasi lënde narkotike e dyshuar Marijuanë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si grup i strukturuar kriminal.

Nga strukturat  e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D. V. P Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një pune të mirëfilltë operative policore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (Marijuanë) në qarkun e Shkodrës, u finalizua me sukses operacioni policor “SEGMENTI“  dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: N. M. 45 vjeç, banues në fshatin Baks, Shkodër, D. D. 41 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër, J. N. 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe Shkodër dhe A. T. 24 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër .

Arrestimi i shtetasve të mësipërm pasi në aksin rrugor “Lezhë- Shkodër”, gjatë veprimeve hetimore në automjetin tip “Audi ” i parkuar në afërsi të një karburanti, brënda të cilit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Marijuanë e cila rezultoi me peshë 100 (njëqind) kilogram 67 gram.

Në vijim të hetimeve në banesën e vjetër të shtetasit D. D.  është gjetur edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike me peshë 222 gram lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:100 kilogram e 289 gram lëndë e dyshuar narkotike, Marijuanë, 2 automjete dhe katër telefonë celularë.

Vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe destinacionin perfundimtar të kësaj linje trafiku të drogës.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Dod Dodani, anetar i Keshillit Bashkiak ne Vaun e Dejes

 

Etiketa: arrestdod dodanidroge
Pas

LAJM I FUNDIT/ Protestuan para Kuvendit, policia procedon penalisht 8 persona

Para

U shty nga protestuesit, reagon ministri Klosi: Merruni me videon se është shumë e bukur!

Para
(FOTO) Incident i rëndë me protestuesit para Kuvendit, qytetarët shtyjnë ministrin Klosi

U shty nga protestuesit, reagon ministri Klosi: Merruni me videon se është shumë e bukur!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.