Një vrasje ne armë ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë.
Sipas Policisë, viktima ishte 27-vjeç me inicialet A.J, ndërsa është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me makinën e tij në këtë rrugë.
Vrasjen e tij e ka konfirmuar Prokuroria dhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet ende identiteti i plotë.
Nga ana e policisë ende nuk ka të dhëna për autorët e vrasjes dhe as shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.