13:38 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ftesa e Majkos për dialog, Bardhi: Përpara se të bëjë thirrje të tilla, të gjejë kurajon që të deklarojë…

18:02 | 27/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ftesa e Majkos për dialog, Bardhi: Përpara se të bëjë thirrje të tilla, të gjejë kurajon që të deklarojë…

Sekratari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi gjatë një interviste për Televizionin Fax News, se vendimi që ka marrë opozita është i pa kthyeshëm, sepse është zbatim i verdiktit që kanë dhënë qytetarët shqiptarë.

Sipas tij, forma e vetme që kishte mbetur për tu përdorur ishte dëgjimi i kërkesës së qytetarëve duke u bërë njësh me ta që sipas tij, kjo vetëm sa e bën më të fortë Partinë Demokratike.

Sa i përket deklaratave të faktorit ndërkombëtarë, Bardhi tha se ata nuk mund të shpreheshin se me djegien e mandateve kemi bërë një gjë të mirë. Kritikat e tyre sipas tij janë të kuptueshme sepse ata normalisht që do të bëjnë thirrje për dialog dhe marrëveshje pavarësisht se ata me kalimin e ditëve do të kuptojnë më mirë vendimin e opozitës pasi momentalisht nuk kanë informacion, shtoi më tej Bardhi.

“Ka një besim të rritur tek aksioni opozitar dhe ka një zhgënjim në rritje tek mazhoranca. Me dhjetra kontakte kam marrë edhe nga eksponentë socialist që më kanë komunikuar se janë të pa kënaqur me këtë qeveri dhe se e mbështesin opozitën në aksionin e saj. Ky nuk është një aksion i partive politike por është një bashkim qytetar që normalisht e udhëheq opozita pasi e ka për detyrë që ta bëjë këtë gjë. Çdo zyrtar publik do të hidhet në kosh, nga ata që kanë vjedhur dhe abuzuar me pasuritë publike”.

Lidhur me daklaratat e Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko i cili ka bërë thirrje për dialog midis faktorëve politik, Bardhi tha: “Majko përpara se të bëjë thirrje për dialog, të gjejë kurajon që të deklarojë se votat në zgjedhjet e 2017 janë vjedhur dhe janë blerë. Ai nuk e ka bërë këtë gjë dhe as nuk do ta bëjë, dhe nuk mund të ketë dialog me askënd që nuk pranon se zgjedhjet janë vjedhur dhe janë blerë”.

Bardhi foli edhe për atë që ndodhi në protestën e djeshme, ku tha se bëhej thirrje me megafon që të mos përdorej dhunë ndërkohë që qytetarët jo vetëm që nuk ishin të dhunshëm, por u bënë edhe viktima të dhunës nga hedhja masive e gazit lotsjellës.

Ai paralajmëroi Ministrin e Brendshën që të mos provokojë dhe dhunojë protestuesit pasi sipas tij, “qytetarët do ti shkojnë tek shtëpitë e tij që ka në Tiranë, sepse ka disa të tilla por edhe tek ato që ka në bregdet por që nuk i ka deklaruar”.

“Nuk është dhunë të grisësh një perde që mbulon derën e kryeministrisë, sepse me vendosjen e asaj perdeje ai i provokon vetë qytetarët duke thënë se po mbuloj strehën e krimit”, – deklaroi ndër të tjera Gazmend Bardhi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: gazmend bardhimajkote deklarojete gjeje korajon
Pas

Vendimi/ Të gjithë shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt këtij shteti pa viza

Para

Takimi me Bashën dhe Kryemadhin, reagon delegacioni i PE-së, zbardh çfarë u diskutua

Para
Takimi me Bashën dhe Kryemadhin, reagon delegacioni i PE-së, zbardh çfarë u diskutua

Takimi me Bashën dhe Kryemadhin, reagon delegacioni i PE-së, zbardh çfarë u diskutua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Lezhë/Goditen tre raste të paligjshmërive në Kurbin, Rubik dhe Lezhë

Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

Rusia paralajmëron SHBA: Ndihma ndaj Izraelit do të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme

Evakuimi i 5 shqiptarëve nga Izraeli, Ministria e Jashtme jep detaje: Kanë mbërritur në…

Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.