Delegacioni i Parlamentit Europian në Tiranë ka mbajtur një konferencë për shtyp paraditen e sotme. Ndërkombëtart janë shprehur se çelja e negociatave me BE është objektivi më i rëndësishëm që duhet të ketë qeveria dhe opozita, por ky objektiv kërkon konsensus.
Eurodeputeti Tunne Kelam është shprehur se forcat politike duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të arritur këtë objrektiv. Ata kanë treguar se i kuptojnë argumentat e kreut të PD, por zgjidhja e vetme në këtë rast është Kuvendi.
Ndërsa raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, është shprehur me nota kritike ndaj kryetares së LSI Monika Kryemadhi, pasi sipas tij gjatë takimit ajo ka thënë vetëm një fjali se Shqipëria ka nevojë për ndryshim pushteti dhe e ka marrë vendimin.