03:40 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arben Frroku shkakton ‘tërmet’ në Holandë, çfarë shkruan media më e madhe në vend

13:26 | 01/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arben Frroku ‘ndez’ Holandën/ Deputetët i kërkojnë llogari ministrit: Gjykatës të çmendur

Arben Frroku dhe lirimi i tij në Holandë, duket se ka shkaktuar një tërmet të vërtetë dhe në mediat atje.

Gazeta më e madhe në vend shkruan se avokati i ‘vrasësit të policit’, Arben Frroku, nga Shqipëria, kërkoi dje nga gjykata lirimin e klientit të tij. Ministri Grapperhaus dëshiron të shmangë me çdo kusht që vrasësi të mbetet këtu, duke përfunduar i lirë në rrugë

Nga Mick van Wely, De Telegraaf

Arben Frroku është arrestuar tre vjet më parë në aeroportin e Schiphol-it me një pasaportë false. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për ekzekutimin e një shefi policie të rangut të lartë në Tiranë.

Frroku mund përfundojë shumë shpejt në liri. Shqipëria kërkon që ‘vrasësi i policit’ të ekstradohet, por Frroku dhe avokati i tij i janë kundërvënë ekstradimit.

Gjykata e Amsterdamit zhvilloi dje një seancë pas kërkesës së pezullimit nga avokati i Frrokut, Gerald Roethof. Kjo gjykatë, por edhe ajo e Hagës, vendosën pas një urdhri të përkohshëm që ekstradimi i tij është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të njeriut. Kjo për shkak se ekstradimi i tij në Shqipëri nënkupton burgim të përjetshëm.

Sipas avokatit, Roethof, nuk ka më asnjë arsye për ta mbajtur Frrokun në qeli pas vendimit të gjykatës. Prandaj, ai kërkoi lirimin e tij. Javën e shkuar, ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë, Grapperhaus, tha për gazetën De Telegraaf se ai dëshiron që të parandalojë që shqiptari të përfundojë në rrugë këtu. Dje ai e bëri një koment të tillë edhe gjatë seancës parlamentare.

Ministri ka autorizuar një hetim të ri mbi mënyrën e ekzekutimit të dënimit me burgim të përjetshëm në Shqipëri. Sipas Grapperhaus, ka të dhëna se ekziston një rishikim periodik i dënimeve të përjetshme, në bazë të së cilës mund të përcaktohet nëse një i dënuar ka të drejtë për lirim të parakohshëm. Ai i referohet një rasti konkret.

Gjykata pritet të japë vendimin mbi lirimin e Frrokut më 7 mars.

 

 

Pas

Televizioni gjerman ZdF: A mund të mbahet në Shqipëri një qeveri e lidhur me krimin?

Para

”Edhe në arvikol prapë me Edi Ramën do jem, për të do votoj”, mos e humbisni videon e këtij qytetari

Para
”Edhe në arvikol prapë me Edi Ramën do jem, për të do votoj”, mos e humbisni videon e këtij qytetari

''Edhe në arvikol prapë me Edi Ramën do jem, për të do votoj", mos e humbisni videon e këtij qytetari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.