Teksa është duke u zhvilluar Saimiti i Diasporës, përfaqësuese e organizatës ‘Germin’ në Kosovë Liza Gashi ka folur në Fax News.
Gashi u shpreh se nga samiti pret të ketë një diskutim më të gjerë, ndërsa thotë se duhet që të angazhohet dhe Kosova në organizimin e samiteve të tjera.
“Nga samiti pres që diskutimi të jetë më i gjerë. Shpresoj që të jetë samiti i fundit që realizon Shqipëria. Komunitetet shqiptare duhet të afrohen. Shteti ta marrë zërin e diasporës më seriozisht.
Potenciali jashtë vendit duhet të forcohet, për mua e rëndësishme çfarë do të ndodhë pas samitit. Kërkojmë një pjesëmarrje më të madhe të femrave në politikë, fjalimet në shumicë sot u mbajtën nga burrat.
S’jam pro forumeve të grave, s’janë frytëdhënëse. Të kenë hapësirë të rinjtë, retorika politike, e vjetër. Duhet llogaridhënie, buxheti për samitin, i lartë.Vlerësoj punën e ministrit Majko, duhen më shumë si ai. Majko të angazhojë mendimet kundër të diasporës”, u shpreh Gashi për Fax News.