09:22 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët”, Kryemadhi me deklarata të forta: Ka paguar me koncensione eurodeputetët

14:47 | 02/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi për rrethimin e kryeministrisë: Ramës i dhimbset më shumë neoni se sa shqiptarët

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha sot nga një takim me simpatizantët në bashkinë e Fierit se mbështetja ndërkombëtare për kryeministrin Rama është zero. Ajo solli në vëmendje që prej 8 muajsh, asnjë kryeministër i BE nuk ka pritur kryeministrin Rama.

“Të jeni të bindur që përkrahja ndërkombëtare ndaj Edi Ramës është zero. Mos të them që është agresive. Keni dëgjuar deklarata të ndryshme, jo ky eurodeputeti këtu, jo ky eurodeputeti atje. As mos u sugjestiononi fare. Asgjë nuk janë.

Deklarata të paguara, të bëra qoka, për t’u përkthyer në përkrahje për eurodeputetë, diku me koncesione diku me para e diku me shërbime në natyrë. Më thoni në 8 muaj apo në vitin e fundit çfarë takimi zyrtar ka pasur Edi Rama si Kryeministër, me një Kryeministër të kujtdo shteti tjetër të BE-së. Mbani mend ndonjë takim? Asgjëkund.

Është gati të bëjë çdo gjë vetëm të bëjë një fotografi me dikë. Nuk vajti në Amerikë, as në Gjermani, as në Francë, as në Itali, kudo në asnjë vend të BE-së. Pse? Sepse mos kujtoni që nuk na do asnjë njeri sot sepse Shqipëria është kthyer në kështjellën e krimit të organizuar, ku trafikantët e drogës dhe kriminelët ndërkombëtarë bëjnë krime në qytetet dhe kryeqytetet e Europës dhe gjejnë mburojën dhe sigurinë në drejtësi, në polici, në shtet nga qeveria e Edi Ramës.

Mos kujtoni se ndërkombëtarët do të pranojnë kriminelët apo trafikantët që shesin armë në rrugët e Europës, i keni parë se çfarë thonë televizionet shtetërore të Italisë, të Gjermanisë, të Francës, të gjitha me radhë se si merren dhe se si tregojnë reportazhe se si shiten armë dhe drogë”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Sa vende të reja pune janë hapur në Roskovec? Zero, në mos janë mbyllur. Sa biznese të reja janë hapur në Roskovec? Zero, janë mbyllur. Sa janë rritur taksat e ujit dhe energjisë elektrike që ju paguani çdo muaj? Sa të duash janë rritur. Sa nga ju kanë më shumë të ardhura, se sa kanë pasur më parë? Përkundrazi, janë varfëruar më shumë. Atëherë për çfarë i duam ne këta? Të na varfërojnë shqiptarët? Të na varfërojnë fëmijët? Të na shkatërrojnë jetën? Të pasurohen ata me fukarallëkun dhe vështirësitë e shqiptarëve?! Jo. Të ikin. Të digjen edhe ata si mandatet e opozitës.

E vetmja mënyrë është për tu zgjuar dhe për të mos ndaluar më. Sot Rilindja nuk përfaqëson më Partinë Socialiste. Për këtë të jeni të bindur. Ne sot jemi në Roskovec dhe i gjithë qarku Fierit është një nga qarqet që quhet bastioni i së majtës. Por unë pakënaqësinë dhe zemërimin më të madh se sa kam parë në qarkun e Fierit nuk e kam parë as me deputetët e Partisë Socialiste që janë në sallë, të cilët ndihen të intimiduar, të frustuar dhe të nënshtruar. Një zemërim të paparë, të cilët mezi po presin të shpërthejnë”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi theksoi më tej se do të jenë socialistët ata që do të rrëzojnë Ramën.

“Pse e them këtë? E them këtë se kam bindje të plotë. Përveç se kam bindje të plotë, e ndjen nga reagimi i qytetarëve. E ndjej nga reagimi i socialistëve sepse janë ata njerëzit më të zemëruar, që e urrejnë më shumë se ata njerëz që ai nuk ka pasur ndonjëherë kontakt. Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij, por ne do ta shtyjmë për ta larguar fenomenin që Edi Rama ndërtoi. Fenomenin e një kryeministri i cili është i lidhur me krimin, punon për krimin dhe varfëron popullin e tij”, tha më tej ajo.

Etiketa: kryemadhiMonika Kryemadhi
Pas

‘’I ka dalë bibi**shi”, Rama zbraz gojën për Bashën. Si i befasoi të gjithë me shfaqjen e sotme

Para

VIDEO/ Meta dhe Majko shijojnë këngë labe në Lezhë, shfaqen të buzëqeshur mes tyre

Para
VIDEO/ Meta dhe Majko shijojnë këngë labe në Lezhë, shfaqen të buzëqeshur mes tyre

VIDEO/ Meta dhe Majko shijojnë këngë labe në Lezhë, shfaqen të buzëqeshur mes tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.