10:28 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Iu shkrumbua shtëpia nga zjarri, çifti i moshuar strehohet në kasollen e bagëtive

15:20 | 02/03/2019
në Aktualitet, Flash, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Iu shkrumbua shtëpia nga zjarri, çifti i moshuar strehohet në kasollen e bagëtive

Shtëpia e dy të moshuarve në qytetin e Laçit është përfshirë nga flakët duke i lënë ata të pastrehë. Të sëmurë, pa fëmijë e pa asnjë të ardhur, çifti it ë moshuarve strehohet në një kasolle bagëtish. Përfaqësues të bashkisë ende nuk kanë marrë asnjë masë për ta, ndërsa të moshuarit apelojnë për ndihmë.

Familja e Dodë Gjokës në qytetin e Laçit ka mbetur në qiell të hapur.

Varfërisë së tejskajshme dhe vetmisë së tyre, u është shtuar edhe djegia e banesës. Familja Gjoka banon në lagjen nr 2 të qytetit të Laçit, asnjeri prej tyre nuk kanë pension e që të dy janë të sëmurë dhe pa fëmijë.

Djegia e plotë e banesës i ka lënë ata në qiell të hapur dhe natën mbështillen me plastmas pranë një kasolle bagëtish që e kanë pranë banesës së djegur pasi nga pamundësia nuk mund të rregullojnë asgjë nga banesa totalisht e djegur.

E vetmja e ardhur që ka kjo familje janë 3000 lekë në muaj që ato marin nga një përkrahje sociale që u derdhet vetëm para pak kohësh nga bashkia e Laçit.

Dodë e Dila Gjoka thonë se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga përplasja e telave si pasoje e erërave të forta.

“Unë- thotë Dila- dola të shoh bagetinë në stan se mendova se mos po na vidhnin bagëtite kur pashë që po na digjej banesa, menjëhere dolëm jashtë e mezi shpëtuam kokën”.

Të pyetur nëse bashkia ka marrë ndonjë masë për ti ndihmuar ata thonë se përfaqësues të bashkisë kanë evidentuar dëmet e shkaktuara nga djegia e banesës, por asnjë masë apo ndihmë nuk u është dhënë nga ana e tyre.

Në moshë të thyer, të sëmurë e në një varfëri ekstreme, tragjedisë së çiftit të vetmuar i shtohet edhe djegia e banesës në mes të të ftohtit.

Ata burrë e grua bëjnë thirrje për ndihmë nga shteti e kushdo që ka mundësi, me shpresën e madhe se dikush do tu vijë në ndihmë për t’ua lehtësuar sadopak vuajtjet e tyre e të paktën të kenë një vend ku të strehohen. Deri tani të vetmit që janë bërë të gjallë jemi ne.

Etiketa: dila gjokadode gjokashkrumbohet banesa
Pas

Anullimi i vizitës së Ramës në Shkodër, reagon kryebashkiakja: Ti nuk erdhe sot në…

Para

“OSBE vëzhgon zgjedhjet e KMSH”, shpërthen Mesila Doda: Me çfarë mandati?!

Para
Ambasadorët mbledhin partitë e vogla, Doda-Bochardt: Zotërinjtë që marrin rrogën në Shqipëri të jenë të kujdesshëm

"OSBE vëzhgon zgjedhjet e KMSH", shpërthen Mesila Doda: Me çfarë mandati?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dhunuan 54-vjeçarin, e lënduan në kokë dhe…/ Policia e Sarandës shoqëron grupin e shtetasve turq, arreston njërin prej tyre

Këmbimi valutor: Bie dollari, euro vijon në nivele të ulëta

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Drinks”, goditet kontrabanda e pijeve alkoolike

Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplasen dy automjete, plagoset një person

463 turistë gjermanë mbërrijnë në Portin e Durrësit me kroçerën “MV Deutschland”

Asgjësohen mbi 1880 fidanë kanabis në Mallakastër! Kapen duke ujitur parcelën, arrestohen dy persona

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

Rama publikon pamje nga “Defender 25” në Durrës: Një nga stërvitjet më komplekse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.