05:35 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KQZ u miraton mandatet, ja 4 kandidatët e LSI-së që nesër betohen në Kuvend

12:31 | 04/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ u miraton mandatet,  ja 4 kandidatët e LSI-së që nesër betohen në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot pa asnjë votë kundër 4 kandidatët e LSI-së që kanë pranuar të marrin mandatet e dorëzuara nga ish-deputetët e kësaj force.

Mandati i parë i është dhënë kandidatit, Edmond Rushaj, me 5 vota pro dhe asnjë kundër.

Pas tij, në votë është hedhur kandidatura e Aurora Mara, e cila ka marrë mandatin e deputetes me 5 vota pro dhe asnjë kundër.

Mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, me 5 vota të KQZ ka marrë edhe Enver Roshi.

Po kështu organi më i lartë zgjedhor ka miratuar dhe dhënien e mandatit për Ylli Shehun.

Kush janë 4 LSI-stat që marrin sot mandatin në KQZ:
Aurora Mara ishte kandidate e LSI-së në Qarkun e Dibrës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ajo ishte e dyta në listë pas ish-deputetit Përparim Spahiu, i cili ishte edhe udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Dibrës.
Aurora Mara prej disa vitesh ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit në Ministrinë e Infrastrukturës, detyrë të cilën e ka ushtruar edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Në listën e kandidatëve të LSIsë për Qarkun e Tiranës ishin dy persona që plotësuan formularin e dekriminalizmit, duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit. I pari ishte Ylli Shehi, i cili u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu.
Por para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ai ishte i renditur i 8-ti në listën e LSIsë për Qarkun e Tiranës për vitin 2017 dhe tanimë pritet të bëhet deputet.
Kandidati tjetër nga LSI në Qarkun e Tiranës ishte Edmond Rrushaj, i cili ishte i pozicionuar i nënti në listën e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Edmond Rrushaj ka mbajtur më përpara detyrën e drejtorit të QSUT-së.
Enver Roshi, kandidati tjetër, i cili do të marrë detyrën e deputetit nga radhët e LSI-së, ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik si edhe të dekanit në Fakultetin e Mjekësisë.

Pas

Detaje/ Djali godet dhe mbyt të ëmën, si ndodhi krimi brenda familjes në Korçë (Emrat)

Para

Aksident me vdekje në Sukth, viktima ishte duke kaluar rrugën

Para
Konfirmohet aksidenti i eskortës së kryeministrit Rama, Fax News mëson detaje të reja

Aksident me vdekje në Sukth, viktima ishte duke kaluar rrugën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.