Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në një rrugë dytësore në afërsi të Sukthit. Mësohet se viktimë ka mbetur një 67-vjeçar me iniciale J.P., i cili ka qenë duke kaluar rrugën. Nuk dihen ende detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka ndaluar përkohësisht drejtuesin e mjetit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 04.03.2019, rreth orës 11:15 , në Sukth në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit , shtetasi A.S., 34 vjeç , banues në Durrës , duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(E.K/FAXWEB.AL)